Lajme nga bota : Sot në mëngjes në aeroportin e Gazës ka zbritur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton. Kliton është pritur nga Arafati i cili i e ka pritur atë si mbështetje për endrrën palestineze të një shteti të pavarur. Gjithashtu ai ka thënë se është Njetanjahu ai që nuk respekton marrëveshjen për paqen duke vazhduar të mbajë qindra të burgosur palestinezë në burgjet e tij.

Edhe pse ka shkuar në Israel dhe Palestinë, Klinton nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve rreth vendosjes së tij nën akuzë. Vetë Klinton është përgjigjur se ai nuk e harron dhe nuk e anashkalon përgjegjësinë e tij. Ndërsa në një emision të mbrëmshëm televiziv ishte i ftuar Presidenti i Drejtësisë i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit i cili ka deklaruar se çdo gjë tashmë do të vendoset nga Senati Amerikan./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori