Në Irlandën e Veriut është përkujtuar një vjetori i tragjedisë së 15 Gushtit të vitit të kaluar, ku si pasojë e një shpërthimi të një autobombe gjetën vdekjen 29 vetë dhe mbi 300 të tjerë u plagosën. Tragjedia ndodhi në rrugën “Shopping Street” ku nga të vdekurit 9 ishin fëmijë dhe 13 gra. Përgjegjësinë për atentantin e mori IRA dhe ushtria republikane e Irlandës së Veriut. Dje ka pasur përleshje mes katolikëve dhe policisë ku janë shkatërruar dhjetëra makina dhe janë djegur disa dyqane dhe tre sportele bankash.

Vazhdojnë luftimet në Dagistan. Dje qeveria ruse ka dërguar në rajonin e luftimeve edhe 2000 trupa të reja. Burime zyrtare ruse njoftojnë se kanë vrarë vëllain e Shamin Basajevit që drejton trupat e rebelëve islamikë çeçene në Dagistan. Po të njëjtat burime tregojnë që janë vrarë 200 rebelë dhe 14 ushtarë rusë pa bërë të ditur numrin e të plagosurve. Janë mbi 6000 të larguar nga zona e luftimeve.

Burime nga Irani bëjnë të ditur se janë marrë peng në qytetin Kerman, katër turistë nga të cilët njëri është italian dhe tre të tjerët spanjollë. Grupi i rrëmbyesve përbëhej nga dy burra dhe tre gra dhe kanë lidhje me narko trafikun.

India dhe Pakistani kanë festuar sot 52 vjetorin e Pavarësisë nga pushtimi i gjatë i Britanisë së Madhe. Bëhet e ditur se India është vendi i dytë në botë që kap shifrën e një miliard banorëve./tvklan.al