Lajme nga bota, Ollbrajt, Rusi (2 Shtator 1999)



Lajme nga bota, Ollbrajt, Rusi (2 Shtator 1999)

09:42 02/09/1999

Lajme nga bota: Janë mbyllur bisedimet mes komisioneve të Izraelit dhe Palestinës. Problem mbetet çeshtja e të burgosurve në burgjet izraelite. Palestina kërkon lirimin e 350 të burgosurve të saj ndërsa Izraeli ka firmosur vetëm për lirimin e 50 prej tyre.

Sot ka mbërritur në Egjip, Sekretarja Amerikane e Shtetit Ollbrajt e cila do të takohet me Arafatin. Këshilli i Sigurimit të OKB-së është mbledhur në një sesion për të diskutuar ndërhyrjen ose jo të trupave të Kombeve të Bashkuara në Timorin Lindor. Sot Këshilli i Sigurimit vendosi që trupat e OKB-së mos të hyjnë në Timor. Indonezia ka çuar sot 300 forca speciale në kryeqytetin e Timorit Lindor.

Sot në Moskë në një stacion treni pas njoftimit për vendosje të një bombe policia ka evakuaur 200 personat që ndodheshin në stacion. Pas kërkimeve u gjet një pako e cila kishte brenda fishekë, armatime dhe bomba tymuese.

Në Dagestan ka pasur sërish luftime e bombardime të ashpra mes rebeleve myslimane dhe ushtarëve rusë./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori







Të ngjashme