Tetë pengjet serbe të kapur nga UÇK-ja. Po bëhen tratativa për t’i liruar. Gjendja e tyre si robër ka qënë e mirë. Ministri i Jashtëm Norvegjez dhe kryetari i radhës së OSBE, Vollebek, ka zhvilluar në Prishtinë një takim me Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova. Në fund të takimit ishin të mendimit që tetë pengjet të lirohen shumë shpejt dhe pa kushte.
Ceremonia e varrimit të Enver Malokut, i cili ka qënë drejtor i një gazete, organi i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe një prej bashkëpunëtorëve të Rugovës.

Ministri i Jashtëm Francez takohet me Ministrin Rus Ivanov.
Miq dhe adhurues i kanë dhënë lamtumirën poetit të këngës italiane Fabricio de Andrea.

Kryetari i Komisionit Europian, Zhak Santer ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen në rast se Parlamenti Europian zhvillon një votim mosbesimi për ekzekutivin e Bashkimit të Evropës. Komisioni i Bashkimit Evropian akuzohet për ndjekje të praktikave të padrejta gjatë zbatimit të një serë projektesh, përfshi trajnimet,turizmin, ndihmat humanitare dhe programin Med, i cili kanalizon fondet për Evropën Jugore. Në qendër të skandalit qëndron ish Kryeministrja franceze dhe Komisioneri spanjoll.

Çeshtja e Irakut vazhdon të marrë drejtime të reja. Franca propozoi heqjen e embargos dhe zbatimin e një kontrolli të rrepte financiar mbi Irakun. Por Ollbrajt, sekretarja amerikane e shtetit, rikonfirmoi dje se nuk bëhet fjalë për heqjen e embargos.

Në Paris, mot i keq, akull e dëborë. Por edhe Evropa është përfshirë nga problemet e transportit shkaktuar nga i ftohti i madh./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori