Lajme nga bota: Nga shkatërrimet e uraganit Mitç, shumë vende të Europës janë solidarizuar për t’i ardhur në ndihmë banorëve të Uruguait. Sot në mëngjes kanë arritur në Amerikën Qëndrore ndihmat nga qeveria italiane ku kryqi i kuq ka dërguar ndihma në ilaçe dhe në medikamente. Shqetësues është fakti i epidemive dhe sëmundjeve të cilat janë evidente pas shkatërrimeve të fundit. Vullnetarë të organizatave të ndryshme humanitare kanë nisur sistemimin e njerëzve nëpër spitale dhe djegien e kufomave të gjetura pas katastrofës në mënyrë që të ndalohet burimi i përhapjes së epidemive.

Princi Karl i Anglisë ka nisur vizitën e tij në Bullgari. E ndërsa ai vazhdon takimet me krerët e lartë, një kontradiktë shihet midis tij dhe mbretëreshes Elizabet ku ka pushtuar dhe mediat perëndimore. Janë këto kontradikta dhe mosmarrëveshje mbi të cilat është realizuar dhe një film dokumentar që do të transmetohet nesër me rastin e 50 vjetorit të Karl në një stacion televiziv privat. Qëllimi i mbërritjes së tij në Sofje është bamirësia ku do të hapë 9 ambulanca dhe një spital për fëmijët e sëmurë me leuçemi. Që pas vdekjes së Ledi Dianës, Princi Karl ka nisur të realizojë disa iniciativa bamirëse kudo nëpër botë.

Rusia e sëmurë nga kriza ekonomike, shpreson të ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë takimit të djeshëm me ambasadorin amerikan dhe zëvëndës kryeministrin rus, u ra dakort për një ndihmë rreth 600 milionë dollarësh dhe me tonelata artikuj të domosdoshëm ushqimorë. Gjithashtu dhe Europa ashtu si Japonia kanë shprehur gatitshmërinë e tyre për ti ardhur në ndihmë Rusisë.

Pamje ndihma nga Kryqi i Kuq, pamje skuadra shpëtimi ndihmojnë në pastimin e përmbytjes. Pamje princi Karl në Bullgari./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori