Hidhet shorti i takimeve gjysëmfinale në futboll për kategorinë e dytë. Sot në Federatën Shqiptare të Futbollit, drejtues e trajnerë të katër formacioneve që kanë zënë vendin e parë në grupet përkatëse kanë marrë pjesë në caktimin e dy sfidave të cilat do luhen me 5 Maj në fy fusha asnjanëse. Është menduar që ndeshja finale të luhet në Stadiumin “Qemal Stafa”. Flet per TV Klan, Gjergji Thaka, përgjegjës i këtij sektori në FSHF.

Gjergji Thaka: Shorti për mua ishte i bukur, mjaft tërheqës, u organizua shumë mirë dhe ranë çifte të denja për njëra- tjetrën. Ato do të zhvillohen me datën 5. Një çift do të luajë në Kavajë dhe tjetri në Elbasan. Ndeshja finale do të zhvillohet me datën 9 në Tiranë. Shpresojmë që ky aktivitet siç edhe është zhvilluar të përfundojë me sukses. Dhe në fund të saj një skuadër do dalë. Ajo që do të fitojë dhe vendin e parë do t’i bashkangjitet skuadrave të kategorisë së parë. Ndryshe nga herët e tjera për këto finale për arbitrat do të hidhet shorti. Ai do të zhvillohet me datën 5 në orën 11 në Federatën Shqiptare të Futbollit. Rreth katër arbitrat më të mirë të vendit.

Trajneri: Shorti ishte më se i drejtë u zgjidh shumë drejt nga ana e Federatës. Ndeshja na ra me ekipin e Besëlidhjes në Kavajë. Themi të dy ekipet do të luftojnë për kategorinë e parë.

Trajneri: Me gjithë mend u realizu ajo që ne donim. Na takoi ndeshje në parë dy ekipet Naftëtarit.

Trajneri: Janë plotësisht të denja për njëra- tjetrën ishin shorte të lirë qoftë Gjirokastrën, apo me Patosin apo dhe me Naftëtarin.

Trajneri: Shorti ishte shumë i denjë për të katër ekipet që dolën në finale dhe ta meritojë ai që të jetë më i forti./tvklan.al