Tirana nuk ka mundur të fitojë sot në sfidën direkte me Bylisin. Tek formacioni kryeqytetas ka munguar mesfushori Prenga. Sipas drejtuesve të klubit kanë qënë disa motive enigmatike që e kanë shtyrë Prengën të mos pranojë të dalë në fushë. Në ndeshjet e javës së 22 veçohet fitorja e Lushnjes dhe tre golat e shënuar nga Bano.

Ndërkohë vetëm në 20 minutat e fundit të ndeshjes Tirana ka mundur të prishë ekuilibrin e vënë gjatë gjithë ndeshjes por Muka e Koçi kanë qënë të pafuqishëm para portës. Një takim i cili nuk pati asnjë gjuatje në portë gjatë gjithë ndeshjes e që nuk u ngjit asnjëherë në nivelin e kërkuar. Dedja, trajneri i Bylis për Tv Klan thotë :

Trajneri i Bylis, Dedja: Mendoj që kisha dëshirë e kisha përgatitur ekipin që të bënte një përfaqesim dinjitoz, pavarësisht është një frymë javët e fundit është një frymë kampionatizmi edhe duke luajtur me një ekip si Tirana, një ekip mjaft i fortë, ashtu e paraqiti veten edhe sot. Vetëm kam arritur diçka, përveç marrjes një pikë që ishte, është një arritje diçka që
sportdashësit e kulturuar të qytetit shikojnë që dhe Bylisi nuk është më një provincë, është një ekip që pretendon bashkë me Tiranën dhe Vllazninë.

Gazetari: Ç’do të thotë një pikë?

Dedja: Shumë….

Në vendin e dytë u rendit Taulant Hasimaj i Apolonisë dhe në vendin e tretë Leonard Kola i Vllaznisë. Nesër zhvillohet etapa e dytë Tiranë-Durrës-Krujë me një gjatësi 75 kilometra. Sot u zhvillua etapa e parë e garës ciklistike për Kupën e Republikës ajo me kronometër individuale në distancën 15 kilometra në itinerarin Tiranë-Vorë-Tiranë.

Morën pjesë 26 çiklistike dhe 6 klube. Çiklisti i mirënjohur Besnik Musai përmirësoi rekordin kombëtar me 45 sekonda duke dhënë kohën e re 19 minuta e 57 sekonda. Sekretari i Federates se Ciklizmit, Cule thotë:

“Është gara e parë për këtë vit për çiklistat në rrugë dhe gara e dytë në bazë të kalendarit kombëtar. Kjo shërben edhe si test për të parë çiklistët më të përgatitur për takimet e afërta ndërkombëtare.” /tvklan.al