#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 12 Nëntor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 12 Nëntor 2022

Opozita proteston, Berisha: Shqipëria nuk do të ketë kurrë stabilitet pa votën e lire.

Opozita nis protestat për largimin e qeverise. Kryetari i Partisë Demokratike paralajmëroi se Shqipëria nuk do te ketë kurrë stabilitet pa votën e lire dhe akuzoi Ramen për rikthimi e komunizmit. Protesta zhvillohet e qete dhe pa tensione.

Rama, akuza opozitës për bashkëpunim me rusët: Çorba e rublave takoi njeriun e Putin.

Kryeministri Rama akuzon opozitën per bashkëpunim me ruset per t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës me voten pro raportit te Dik Martit. Ai thote se “çorba u gatua ne Tirane ne nje takim te krerëve te opozites me përfaqësuesin e Vladimir Putin.

Qindra shqiptarë protestojnë në Londër: Nuk jemi kriminelë, paguajmë taksa.

Qindra shqiptare protestojnë në Londër kundër deklaratave fyese te sekretares se Brendshme ndaj shqiptareve qe emigrojnë në këtë vend. Protestuesit marshuan perpara parlamentit dhe kerkuan doreheqjen e sekretares. 

Dimër i vështirë për Europen. BE parashikon recession për vendet anëtare.

Komisioni Europian parashikon dimër të vështirë për ekonomitë e vendeve të unionit. Në raportin më të fundit parashikohet që shumë vende anëtare, përfshirë edhe Gjermaninë të përfshihen nga recensioni vitin e ardhshëm.

Emigrantët, mollë sherri mes Italisë e Francës. Brukseli do të ndërmjetësojë.

Emigrantët ilegalë po shndërrohen sërish në “mollë sherri” mes Italisë dhe Francës. Parisi pezulloi marrëveshjen me Romën për kuotat e pranimit, pasi Roma mbylli portet për ankorimin e një anieje shpëtimi dhe i dërgoi ata në Francë.

Shi në mbarë vendin nga e enjtja. Mesi i Nëntorit rikthen temperaturat tipike.

Ditëve të ngrohta dhe të thata të kësaj vjeshte duket se u ka ardhur fundi. Sinoptikanët thonë se temperaturat kanë ardhur në rënie ndërsa nga e enjtja e javës së ardhshme nisin shirat dhe rrebeshet në të gjithë vendin. 

3 lojtarë të Supërligës në Kombëtare. Reja vesh kuqezi Bitrin, Hadrojn e Gurishten.

Trajneri Reja shpall listën me emrat e 27 lojtarëve të ftuar në kombëtare për miqësoret ndaj Italisë dhe Armenisë. Bitri, Hadroj dhe Gurishta vishen kuqezi. Të dyja sfidat do të luhen në “Air Albania” dhe do të transmetohen në Tv Klan.

/tvklan.al