#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 14 Gusht 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Cico

Headline 14 gusht 2022
Francezja “Femine”. Jehonë turizmit shqiptar. Dyfishohet numri I francezëve që vizituan Shqipërinë.
Francezja “Femine” i bën jehonë turizmit shqiptar, ndërsa evidenton se gërshetimi i bukurive natyrore me infrastrukturën turistike dhe çmimet e arsyeshme, ka nxitur interesin e francezëve për të pushuar në në vendin tonë.

Plagosja e Admir Bejos, indetifikohet autori. Shkak dyshohet se u bë një konflikt me komshiun.
Detaje te reja kanë dalë nga plagosja e djeshme e Admir Bejos në Kuçovë. Një grindje e çastit me fqinjin ka qenë motivi i konfliktit që ka përfunduar me shkrehjen e armës, ndërsa autori është shpallur në kërkim nga policia.

Bie vala e BA5 në Shqipëri. Kurba e infekimeve nga covid, në renie të vazhdueshme.
Bie vala e infektimeve me variantin BA5 të covid në vendin tonë, teksa kurba e rasteve të reja është në rënie të vazhdueshme. Por specialistët i druhen një vale të re gjatë sitinës së vjeshtës. Në gjithë vendin mbeten edhe 3 mije raste aktive.

BE i “tërheq veshin” Vuçiç dhe Kurtit: Ndalni retorikat konfliktuale, do të mbani përgjegjësi.
Bashkimi Europian i bën thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të ndalin menjëherë retorikat konfliktuale. Brukseli thekson se politikanët e të dyja palëve do të mbahen përgjegjës në rast të përshkallëzimit të tensioneve.

Gjermania, frikë nga destabilizimi, shkak, mungesa e furnizimit me gaz dhe kriza ekonomike
Kriza që po shkakton sulmi rus në Ukrainë rrezikon të destabilizojë Gjermaninë, çka mund të sjellë pasoja në gjithë kontinentin. Mediat gjermane shkruajnë se rritja e çmimit dhe mungesa e gazit mund të shkaktojnë trazira gjatë Vjeshtës dhe Dimrit.