#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 18 Shtator 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 18 Shtator 2022

Ekzekutohet 19-vjeçari  në Shkodër. Erjon Xhenje u qëllua në një lokal. Autorët djegin motorin

Ekzekutohet me armë zjarri një 19-vjeçar në Shkodër. Erjon Xhenje u qëllua me pistoletë teksa ishte në një lokal në lagjen “Naim Gjylbegu”. Pas vrasjes autorët djegin motorin, ndërsa policia gjen edhe armën e krimit.

Homazhet e fundit për Mbretëreshën, nesër ceremonia mortore. Marrin pjesë mbi 500 personalitete

Britanikët po i bëjnë nderimet e fundit Mbretëreshës Elisabeta e Dytë, para se ajo të përcillet nesër në banesën e fundit. Mijëra qytetarë pritën me orë për homazhe, ndërsa në ceremoninë mortore do të marrin pjesë mbi 500 liderë botërorë.

Degët prioritare, pa interes. Ulen ndjeshëm regjistrimet në mësuesi, rrezikon të mbyllet Fizika

Bursa prej 30 mijë Lekë në muaj, nuk ka mundur të joshë maturantët për të ndjekur degët prioritare. Shumë prej programeve të mësuesisë kanë një numër më të vogël regjistrimesh, ndërsa degë si Fizika dhe Kimia rrezikojnë të mbyllen.

Të miturit në timon, 54 raste të evidentuara në 2022. Policia Rrugore: Janë burim aksidenti

Një numër gjithnjë e më i madh të miturish po drejtojnë automjete, duke u kthyer në një burim aksidentesh. Policia thotë se vetëm këtë vit janë evidentuar mbi 50 raste duke drejtuar makina dhe mbi 250 raste duke i dhënë motorave.

BE kërkon ngrirjen e fondeve për Hungarinë. Pezullim i 7,5 miliardë Eurove, deri në realizimin e reformave

Konflikti mes BE dhe qeverisë së Viktor Orban ka detyruar Brukselin që të propozojë pezullimin e 7.5 miliardë Euro fonde për Hungarinë. Budapestit i është vënë si kusht realizimi i reformave ligjore në luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit.