Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 19 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 19 korrik 2024

Kaos nga kriza e sistemeve kompjuterike. Anulohen 3300 fluturime, ndërpriten shërbimet në banka e spitale

Mospërputhja e një aplikacioni interneti me sistemin e rezervimit të të dhënave të Mikrosoft solli kaos në komunikimet online në mbarë botën. Për pasojë u anuluan mbi 3300 fluturime ajrore. Edhe bankat dhe spitale patën probleme me shërbimet ndaj qytetarëve.

Komuniteti Politik, vitin tjetër në Shqipëri. Rama: Fakt i pozicionit të ri të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian. Kryeministri Rama thotë se mbajtja e këtij Samiti në Shqipëri është një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare ku trajtohet si e barabartë.

Nis në kuvend diskutimi i rivlerësimit të pronave. PS-PD ndahen për përqindjen e tatimit

Kuvendi nis në komisione diskutimin e projektligjit për rivlerësimin e pasurive. Socialistët thonë se një nismë e tillë është e domosdoshme për shkak të çmimeve të reja të referencës, ndërsa demokratët kërkojnë ulje të tatimit në 3%.

Zhvaten para e prona, bllokohen dy kompanitë e mikrokredive. Prokuroria: Kishin qëllim kriminal

Sekuestrohen dy kompanitë e mikrokredive që kishin vënë në jetë skemën mashtruese me kreditë e këqija. Prokuroria e Tiranës thotë se ato që në nisje të aktivitetit të tyre kishin qëllim kriminal.

Serbia ekzekuton shqiptarin që vrau policin. Beogradi: Tentoi të fshihej në Bosnje

Pas me shume se 30 orësh arrati, policia serbe ka ekzekutuar Faton Hajrizin, shqiptarin nga Kosova që dyshohej se vrau një polic serb dhe plagosur një tjetër. Beogradi thotë se autori u vra afër Loznicës ne momentin ku po kalonte kufirin drejt Bosnjes.

Trump pranon nominimin për president të SHBA: I jap fund luftërave në

botë me një telefonatë

Donald Trump pranoi nominimin e republikanëve për kandidat për president të SHBA-ve. Një fjalim rekord që zgjati 92 minuta ai premtoi ta bëjë sërish Amerikën të madhe dhe siguroi se mund t’i jap fund luftërave në botë me një telefonatë.

/tvklan.al