Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Zhymë të Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, pak para mesnate. 

29-vjeçari me iniciale E.K., ka humbur kontrollin e automjetit i cili ka dalë nga rruga. Fatkeqësisht, i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë aksidentit.

Autoritetet po vijojnë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 06.08.2024, rreth orës 23:40, në fshatin Zhymë, shtetasi E. K., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga dëmtimet e marra, shtetasi E. K. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./tvklan.al