lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 20 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

12 ngjarjet kriminale të 2020 që u zbardhën nga SPAK. “Sky” zbuloi “luftën” e grupeve kriminale

Zbardhen detaje nga dosja e SPAK që zbuloi 12 ngjarje kriminale që ndodhën apo u përgatitën nga grupet kriminale në 2020-ën, për të cilat u lëshuan 51 urdhër-arreste. Komunikimet në SKY zbuluan përplasjet mes bandave në disa qytete.

114 mijë dosje, KLGJ plan për uljen e stokut. SHBA: Çështjet e prapambetura, vonesë e bërjes drejtësi

KLGJ prezanton strategjinë për uljen e stokut prej 114 mijë dosjesh të pashqyrtuara. Kërkohet shtim i gjyqtareve dhe mundësia që disa çështje të shqyrtohen nga 1 gjyqtar. SHBA thotë se kjo situatë është vonesë e bërjes drejtësi.

Shqipëria krijon shoqërinë shtetërore për prodhimin e armëve. Pr/ligji hidhet për konsultim publik

Qeveria konkretizon nismën për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin e armeve me një kapital fillestar, 300 milionë lekë. Sipas projektligjit kjo do te forcoje pozicionin strategjik të vendit në rajon dhe në skenën ndërkombëtare.

Prokurori i gjykatës së Hagës kërkon arrestimin e Beniamin Netanjahut dhe të kreut të Hamas

Prokurorët e Hagës i kërkojnë Gjykatës Penale Ndërkombëtare të lëshojë urdhërarresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe figura të tjera të Izraelit dhe Hamasit. Ata akuzohen për krime lufte në konflikin e Rripit të Gazës.

Konfirmohet vdekja e presidentit të Iranit. Në helikopterin e rrezuar, edhe ministri i jashtëm

Gjenden të pajetë, trupat e presidentit dhe ministrit të jashtëm të Iranit që u përfshinë dje në një aksident ajror. Qeveria shpalli 5 ditë zie kombëtare, ndërsa deri më tani besohet se aksidenti ndodhi për shkak të motit të keq.

Kroacia publikon listën e Euro 2024. Daliç: Jemi në një grup të vështirë

Kroacia, kundërshtari i Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë bëri të ditur emrat e lojtarëve që do të grumbullohen për këtë turne. Trajneri Daliç tha se grupi ku ata bëjnë pjese eshte me i vështiri.

/tvklan.al