Titujt kryesorë: 20 shkurt 2020

META: MINISTRIA E DREJTESISE DHE KUVENDI FALSIFIKUAN DOKUMENTAT PER TE SHPALLUR ARTA VORPSIN ANETARE TE “GJK”

Presidenti Meta akuzon Ministrine e Drejtesise dhe Kuvendin se falsifikuan dokumentat zyrtare per te shpallur ne Fletoren Zyrtare, Arta Vorpsin, si anetare te Gjykates Kushetuese. Ai sulmon Rilindjen, duke thene se ka zhbere Partine Socialiste.

PD: “MORATORIUM” NGA VETTINGU PER GJYQTARET E KOLEGJIT ZGJEDHOR. PS: NUK E PRANOJME, VIHET NE PIKEPYETJE REFORMA NE DREJTESI

Mazhoranca refuzon propozimin e opozites qe gjyqtaret e Kolegjit Zgjedhor te mos i nenshtrohen Vettingut. Socialistet thone se vihet ne pikepyetje reforma ne drejtesi. Ndersa demokratet deklarojne se moratoriumi shmang kapjen e gjykatave zgjedhore.

SPAK NIS HETIMET PER NGARKESEN ME 1.3 TON KOKAINE. KAMIONI KALOI NGA SHQIPERIA PER NE MAQEDONINE E VERIUT

SPAK nis hetimet per kamionin qe do te transportonte 1.3 ton kokaine nga Italia ne Maqedonine e Veriut duke kaluar permes Shqiperise, pasi dyshohet per bashkepunetore ne trafik ne vendin tone. Pjese e operacionit ishte edhe policia shqiptare.

ARRESTOHET AVOKATI I MESUESIT QE NGACMOI SEKSUALISHT NE SHKOLLEN E MUZIKES “JAKOV XOXA”

Pranga avokatit te mesuesit te shkolles se mesme te muzikes ne Fier, Agron Bego, i cili u arrestua per ngacmime seksuale te nje nxenesje. Emisioni STOP publikoi nje kamera te fshehte ku ai kerkonte ndryshimin e deshmise se viktimes.

3 MIJE MJEKE SHQIPTARE TE PUNESUAR NE BE. GJERMANIA, ZGJEDHJA E PARE. QEVERIA: MBESHTETJE PER RIKTHIMIN

3 mije mjeke shqiptare jane te punesuar ne vende te ndryshme te Bashkimit Europian, kryesisht ne Gjermani. Bluzat e bardha denoncojne si shkak kushtet e punes, ndersa Ministria e Shendetesise thote se ka nje plan per te mbeshetur rikthimin.

POLICJA E GJILANIT, NE KAFENE ME DISA TE AFERM PASI VRAU PRINDERIT DHE DY VLLEREZERIT