#lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 23 Shtator 2022 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 23 Shtator 2022
Rritet çmimi i energjisë mbi 800 KWH. ERRE miraton prpozimin e FSHU, një KWH do të paguhet me 42 lekë
Enti rregullator i energjisë miraton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë për ata që harxhojnë më shumë se 800 kilovatorë. Vendimi përcakton se çdo kilovator mbi këtë fashë do të paguhet nga qytetarët me 42 lekë pa TVSH
Rama: Shqipëria do të marrë drone “Bayraktar” të armatosur. Irani kreu bombardim ndaj nesh
Shqipëria do të pajiset shumë shpejtë me dronë luftarak “Barjaktar”. Kryeministri Rama tha mbreme ne emisionin “Opinion” se ka biseduar me presidentin turk Erdogan për të marrë te pakten 6 dronë të armatosur.
Berisha: TIMS u dëmtua nga vetë qeveria. Rama zhduku provat për disa grupe kriminale
Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, hedh akuza te renda ndaj kryeministrit Rama. Ai thote se sistemi TIMS u demtua qellimisht nga hakerat e qeverise per te shkaterruar provat e lidhjes se kryeministrit me grupet kriminale.
Gjiknuri: I vështirë ndalimi me ligj i ish-spiunëve në
politikë. E pengojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese
Damian Gjiknuri e sheh te veshtire ndalimin me ligj te
ish –bashkepunetoreve te Sigurimit. Ne nje interviste per Televizionin Klan ai thote se vendimet e meparshme te Gjykates Kushtetuese e bejne ate te pamundur.
Vrasja në komisariatin nr. 3, prokuroria ngre akuzën për “vrasje të punonjësit të policisë”
Mbyllen hetimet per ish-efektivin e policise Ludjan Zaimi, i cili vrau kolegun e tij ne mjediset e Komisariatit numer 3 ne Tirane. Prokuroria e akuzon ate per vrasje te punonjesit te policisë, qe denohet me nga 30 vjet deri ne burg perjete.
Rusët në arrati, kundërshtojnë mobilizimin ushtarak të kërkuar nga Putin
Vendimi i Vladimir Putinit për mobilizim të pjesshëm ushtarak, ka bërë që rusët të marrin arratinë drejt vendeve fqinje. Qeveria gjermane është gati t’u japë azil atyre qe arrijne te ikin nga vendi per t’i shpetuar ketij procesi.
Shqipëria, ndeshje vendimtare me Izraelin. Reja: Fitorja, alternativa e vetme, nëse duam vendin e parë
Ndeshja me Izraelin do të jetë vendimtare për kuqezinjtë. Trajneri Edi Reja thotë se Shqipërisë nuk I mbetet tjetër rezultat veccse fitores për të pretenduar vendin e parë në grup. Sfida do të transmetohet ne ekranin e televizionit Klan