Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 27 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 27 Gusht 2024

Këshilli i Legjislacionit: OK mandatit të Xhaçkës në GJK. Rekomandimi do të shqyrtohet në seance

Këshilli i Legjislacionit në Kuvend vendosi të çojë sërish në seancë mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Në raportin që do i dërgohet kryeparlamentares u rekomandohet deputetëve që të votojnë “pro” dërgimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

S’ka punëtorë për turizmin, prodhimin e ndërtimin. Ekspertët: Zgjidhja si BE, duhen punëtorë të huaj

Ashtu si shumë vende të Europës edhe Shqipëria po vuan mungesën e fuqisë punëtore. Ekspertët evidentojnë turizmin, prodhimtarinë dhe ndërtimin si më problematikët. Zgjidhja sipas tyre është marrja e punëtorëve nga vendet e treta.

Anglia lejon ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe 3 britanikëve. Akuzohen për vrasjen e Ardian Nikulajt

Edmond Haxhia dhe 3 shtetasit britanikë që dyshohet se morën pjesë në vrasjen e Ardian Nikulajt do të ekstradohen në Shqipëri. Ky ishte vendimi i një gjykate britanike, e cila miratoi kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradim.

Kaos politik në Francë, presidenti Macron nuk i jep mandatin frontit të ri popullor

Franca është zhytur në kaos politik, pasi presidenti Macron refuzoi t’i japë mandatin Frontit të ri Popullor që u rendit i pari në zgjedhjet e korrikut për formimin e qeverisë së re. Macron thotë se ata nuk kanë numrat për një kabinet të qëndrueshëm

Rusët bombardojnë vendlindjen e Zelensky-t. Bresheria e raketave dhe droneve vret 3 persona

Për të dytën natë radhazi, rusët lëshuan breshëri raketash dhe dronësh shpërthyes mbi Ukrainë. Në qendër të sulmeve këtë herë ishte vendlindja e Presidentit Volodimir Zelensky, ku humbën jetën 3 persona.  

/tvklan.al