Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 27 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 27 Gusht 2024

Këshilli i Legjislacionit: OK mandatit të Xhaçkës në GJK. Rekomandimi do të shqyrtohet në seance

Këshilli i Legjislacionit në Kuvend vendosi të çojë sërish në seancë mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Në raportin që do i dërgohet kryeparlamentares u rekomandohet deputetëve që të votojnë “pro” dërgimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

S’ka punëtorë për turizmin, prodhimin e ndërtimin. Ekspertët: Zgjidhja si BE, duhen punëtorë të huaj

Ashtu si shumë vende të Europës edhe Shqipëria po vuan mungesën e fuqisë punëtore. Ekspertët evidentojnë turizmin, prodhimtarinë dhe ndërtimin si më problematikët. Zgjidhja sipas tyre është marrja e punëtorëve nga vendet e treta.

Anglia lejon ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe 3 britanikëve. Vera Nikulaj: Anglezet i pritëm si miq

Edmond Haxhia dhe 3 shtetasit britanikë që dyshohet se morën pjesë në vrasjen e Ardian Nikulajt do të ekstradohen në Shqipëri. Bashkëshortja e viktimës i tha Deili Meil se britanikët që morën pjesë në vrasje i pritën si miq në hotelin e tyre.

Kaos politik në Francë, presidenti Macron nuk i jep mandatin frontit të ri popullor

Franca është zhytur në kaos politik, pasi presidenti Macron refuzoi t’i japë mandatin Frontit të ri Popullor që u rendit i pari në zgjedhjet e korrikut për formimin e qeverisë së re. Macron thotë se ata nuk kanë numrat për një kabinet të qëndrueshëm

Zelensky: Do t’i paraqës Biden, planin e fundit të luftës me Rusinë duke u ulur në bisedime    

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski thotë se do t’i paraqesë presidentit amerikan Joe Biden dhe dy pasardhësve të tij të mundshëm  Kamala Harris dhe Donald Trump një plan për fundin e luftës me Rusinë.

/tvklan.al