Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 29 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 29 Gusht 2024

Vrasja e Gentian Bejtes, identifikohet një tjetër autor. Kapen dy persona që ndihmuan atentatorët

Policia identifikon dhe shpall në kërkim ndërkombëtar një tjetër të dyshuar si autor të vrasjes së Gentjan Bejtes, ndërsa arrestoi dy persona nën akuzën se kanë favorizuar autoret e krimit, duke u dhënë një makinë për t’u larguar.

Integrimi, negociata për heqjen e bllokadës greke. Hasani: Në vjeshtë mbahet konferenca ndërqeveritare

Mbahet në vjeshtë tryeza e dytë ndërqeveritare për hapjen e kapitullit të parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ministri Hasani thotë se po negociohet me Greqinë që të heqë dorë nga bllokimi i këtij procesi.

Hotelet e Durrësit të rezervuara deri në tetor. Tur-operatorët: Interes i lartë nga italianët

Edhe vjeshta është premtuese për turizmin në Durrës. Operatorët turistikë thonë se numri i prenotimeve është i lartë deri në tetor, me pjesën më të madhe të hoteleve të rezervuara. Më shumë interes ka nga turistët italianë.

Infeksionet seksualisht të transmetueshme tek të rinjtë, në rritje. OBSH ngre alarmin edhe për Shqipërinë

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron rritjen e sëmundjeve seksualisht të transmetuese tek adoleshentet në Europë, përfshirë edhe Shqipërinë, pasi konstaton një rënie të ndjeshme të përdorimit të masave mbrojtëse.

Themeluesi i “Telegram”, zyrtarisht nën hetim.5 milionë euro garanci për të dalë nga qelia

Autoritetet franceze nisin zyrtarisht hetimet për bosin e Telegramit, Pavël Durov, nen akuzën se ka vënë aplikacionin e njohur në dispozicion të bandave kriminale. Miliarderi rus 39 -vjecar do të hetohet në liri, pasi dha 5 milionë euro garanci.

/tvklan.al