Juventus dorëzohet përballë ekipit të Strakoshës

Lojtarët e Lazio do ta kujtojnë si një mbrëmje magjike atë të 22 dhjetorit në Riad. Suksesi 3 – 1 ndaj Juventus i dha për herë të pestë Superkupën e Italisë. Një tjetër fitore brenda 2 javësh kjo e Lazio ndaj Juventus, një shenjë që kjo skuadër ka ambicie më për shumë. Kjo është një arsye e fortë për trajnerin Simone Inzaghi.

“Të mundësh Juventus dy herë brenda 10 ditësh është diçka e madhe dhe për më tepër me grupin e lojtarëve që ka ky ekip”.

Ndërsa te Juventus, trajneri Sarri mundohet te gjeje gabimet e ndeshjes.

“U paraqitëm në këtë ndeshje me më pak energji dhe më të lodhur në aspektin psiklogjik”.

Një tjetër sukses kundër ekipit më të fortë italian të viteve të fundit. Juventues ishte dorëzuar edhe në 2017. Thomas Strakosha ishte sërish në rolin e protagonistit me pritjet e tij.

Mediat italiane janë të ndara, pasi e vlerësojnë disa me notën 6 dhe të tjera me 7. Shkruajnë se duhet të tregohej pak më i kujdesshëm në rastin e golit të pësuar, por vlen të permenden edhe ndërhyrjet shpëtimtare gjatë lojës. Thomas Strakosha tani numëron 4 trofe me Lazio, në njërin rast duke qenë rezervë, ndërsa te të tjerët protagonist absolut.

Tv Klan