Do të jetë sërish Léa Seydoux që do të veshë petkun e Bond Girl në kapitullin e 25 të sagës dedikuar James Bond, i cili pritet të dalë në 2020.

Aktorja franceze do të luajë sërish rolin e Madeleine Swann, e bija e zotit White, kundërshtarit të James Bond në “Casino Royale” e “Quantum of Solace”.

Kjo është hera e parë në historinë 50-vjeçare të agjentit sekret që një personazh femëror në rolin Bond Girl rikthehet në rol. Seydoux interpretoi Madeleine Swann në “Spectre” në 2015, në krah të Daniel Craig, me regji të  Sam Mendes.

Tv Klan