Pikëshënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të NBA-së, LeBron James dhe lojtari më i vlerësuar, Joel Embiid, janë në ekipin e yjeve të basketbollit për meshkuj të SHBA që do të garojë në Paris 2024.

Me James, i cili ka fituar dy medalje të arta olimpike dhe një të bronztë, por nuk ka luajtur në dy olimpiadat e fundit, do të bashkohen shoku i ekipit të Los Angeles Lakers, Anthony Davis, tre herë kampioni olimpik i Phoenix Suns, Kevin Durant dhe Stephen Curry i Golden State Warriors.

Në skuadër janë përfshirë edhe Adebayo (Miami Heat), Booker (Phoenix Suns), Edwards (Minnesota Timberwolves), Haliburton (Indiana Pacers), Holiday (Celtics), Leonard (Clippers) dhe Tatum i Boston Celtics.

Të 12 basketbollistet e “Ekipit të ëndrrave” të Parisit kanë qenë pjesë e ekipit të NBA “All Star” dhe 4 prej tyre janë përzgjedhur si më të mirët e sezonit. 6 janë kampionë të NBA.

Drejtori i menaxhimit të ekipit kombëtar, Grant Hill, tha të mërkurën se një numër i madh lojtarësh dëshironin të ishin pjesë e ekipit dhe se James shprehu dëshirën për të marrë pjesë në Paris 2024 pak pasi theu rekordin e pikëshënuesit më të mirë të të gjitha kohërave. SHBA është në Grupin C bashkë me Serbinë, Sudanin e Jugut dhe fituesin e turneut kualifikues në Porto Rico. Olimpiada nis më 26 korrik dhe përfundon më 11 gusht.

Klan News