Ditët e fundit Sara dhe Ledri Vula janë bërë prindër për herë të parë të një vajze që e kanë quajtur Poem Blu. Ata kanë ndarë me ndjekësit fotot e para me vajzën duke shfaqur kështu edhe portretin e saj, ndryshe nga personazhet e tjerë publikë që janë më të rezervuar për fëmijët e tyre.

Së fundmi çifti ka vendosur që Poem Blu t’i hapin një llogari personale në Insatagram, për të hedhur postimet e saj. Këtë e ka bërë vetë të ditur Ledri i cili ka postuar një foto me vajzën në karrocë dhe i ka bërë ‘tag’ tek llogaria e re. /tvklan.al