Deputetët kërkojnë të shihet mundësia e legalizimit

Lejimi i zhvillimit të industrisë së kultivimit të kanabisit për përdorim mjekësor në Maqedoninë e Veriut ka hapur diskutime edhe në Shqipëri nëse ky treg mund të shihet si një potencial për zhvillimin e ekonomisë.

Më parë kjo industri është zhvilluar në Shqipëri në mënyrë informale duke u përdorur nga grupe kriminale, ndërsa sot ka qenë deputeti socialist Vullnet Sinaj që ka pyetur Ministrin e Bujqësisë, Blendi Çuçi, nëse ka hapësira për të legalizuar mbjelljen e kësaj bime për qëllime mjekësore dhe komerciale.

Kreu i Bujqësisë tha se qeveria nuk do të tërhiqet nga nisma për rimbursimin e TVSH-së në sektorin e bujqësisë nga 20% që ishte një vit më parë, në 6% që është aktualisht. Ai madje e konsideroi të suksesshme, pasi janë rritur eksportet e produkteve bujqësore.

Lidhur me premtimin e bërë një muaj më parë për heqjen e taksave te nafta që përdoret në bujqësi, ministri tha se ligji do të ndryshohet pasi të bëhet një platformë që përfitues të jenë vetëm fermerët dhe të mos ketë abuzime.

Tv Klan