Gazetari i Klan News, Vladimir Lame, që është stacionuar në Gjirokastër që prej mbrëmjes së djeshme ka raportuar të dhënat e fundit nga situata zgjedhore në këtë qark.

Në një lidhje direkte, gazetari tha se pjesëmarrje po shtohet orë për ore dhe deri tani nuk ka pasur incidente në qendrat e votimit.

I vetmi incident që sipas burimeve ka ndodhur është një denoncim i Lëvizjes Socialiste për Integrim që ka akuzuar Policinë Kufitare se ka lejuar emigrantët nga Greqia që të votojnë edhe pse Komiteti Teknik ka kërkuar që të gjithë personat që futen nga ky vend duhet të karantinohen për 14 ditë.

Lame sqaroi se lidhur me këtë situatë do të ketë një kallëzim në Prokurori, por ende nuk është e paqartë nëse denoncimi është i saktë apo jo./tvklan.al