Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Leonard Solis, ministër i Shëndetësisë:- “I bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar te dhuroj gjak për të mirën e të gjithëve, për të shpëtuar jetë. Ministria e Shëndetësisë do të jetë krejtesisht në dispozicion të tyre për të garantuar cilësinë e këtij gjaku”.

Gazetarja:- Cilat janë sëmundjet më të përhapura dhe shkaqet e tyre?

Leonard Solis, ministër i Shëndetësisë:- “Sëmundjet më të përhapura që kanë nevojë në mënyrë kronike për gjak janë talasemikët, ku dihet që është sëmundje mesdhetare e lindur dhe që ka probleme të mëdha si në Qipro dhe në Spanjë, Greqi, Itali, po ashtu edhe në Shqipëri, sidomos në zonën e jugut të Shqipërisë. Kjo është një sëmundje e trasheguar dhe që ka nevojë në mënyrë periodike për gjak”.

Ndërkohë që në Shqipëri përveç të plagosurve nga armët, gjak kërkojnë edhe ata që bëjnë operacione, rreth 280 hemofilik dhe 230 talasemik, që janë konsumator të rregullt./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti