“Lëviz se ke zënë televizorin…” Çmendet shqiptari, nxjerr thikën dhe…


“Lëviz se ke zënë televizorin…” Çmendet shqiptari, nxjerr thikën dhe…

10:11 13/09/2021

E padurueshme ka qenë për një shqiptar në Britaninë e Madhe t’i thuhet që të mos lëvizë sepse po bllokon televiziorin. Për këtë arsye mori thikën dhe goditi personin që i tha këto fjalë.

E për të gjitha këto, tashmë duhet të vuajë një dënim me 9 vjet burg. Shqiptari quhet Plumb Hysa dhe është 30-vjeç. I riu plagosi me thikë një 59-vjeçar edhe pse u duk miqësor më herët me viktimën.

59-vjeçari britanik kishte shkuar me disa miq në një lokal për të shikuar ndeshjen e Euro 2020 ku Anglia luante me Ukrainën. Pamjet e kamerave të  sigurisë kanë treguar se Hysës i është kërkuar që të lëvizë pasi po bllokonte televizorin.

Sipas dëshmive që kanë dalë në gjykatë, shqiptari ka pranuar dhe është dukur miqësor me viktimën. Madje, Hysa në një moment ka shkuar që ta përqafojë viktimën dhe ka bërë foto selfie pas  fitores së Anglisë me 4 gola.

Por gjatë ndeshjes, shqiptari armatosi veten më një thikë dhe e fshehu nën kapele e më pas nën brez. Ai është filmuar duke qeshur me viktimën e tij dhe në një moment ky i fundit i jep një flamur të Anglisë. Ata shkojnë krah për krah edhe në tualet.

Këtu ndryshon gjithçka. Nga hiçi, Hysa nis të godasë 59-vjeçarin me thikë dhe e lë të plagosur. Një prej dëshmitarëve ka treguar se ishte në hotel së bashku me gruan dhe ka parë të  gjithë skenën.

Ai ka dëgjuar viktimën që të thotë “Ule thikën” dhe “më ka plagosur”. Dëshmitari ka lajmëruar një anëtar të stafit dhe më pas u lajmërua policia. Hysa më pas është sulmuar nga të pranishëm dhe është dhunuar pasi ka hedhur thikën.

Policia e ka arrestuar shqiptarin teksa ishte pothuajse pa ndjenja. I plagosuri u dërgua në spital dhe mori ndihmë të menjëhershme. Ai ndodhet ende i shtruar pasi plagët kanë qenë të rënda./tvklan.al






Të ngjashme