Grabitje

Tre banesa jane grabitur gjate nates ne lagjen «Beselidhja» te qytetit te Lezhes.

Grabitesit e armatosur dhe te maskuar kane perdorur tarracen e nje bari per tu ngjitur ne katin e dyte dhe me pas ne katin e trete te apartamentit.

Ata kane thyer xhamat e deres se ballkonit per te hyre brenda.

Ne nje prej banesave ata kane kercenuar nje grua qe jetonte e vetme pasi bashkeshorti ndodhej jashte vendit.

Sipas burimeve policore ata kane grabitur kryesisht para dhe sende me vlere.

Policia ka shkuar ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet.