Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Rreth 15 mijë kosovarë janë strehuar në rrethin e Lezhës. Kampingjet e ngritura në lezhë kanë kosovarë të ardhur nga pika e Hanit të Hotit, por dhe nga Morina. Të vendosur në kampet në fshatrat e Lezhës në Shengjin apo dhe në objekte brenda qytetit, kosovarët kanë ndihmën e shoqatave të ndryshme joqeveritare.

Në kampin e Shëngjinit ndihmën kryesore e jep Karitasi Italian dhe Intersos. Këtu përveç ndihmave ushqimore menaxherët e kampit kanë kontribuar dhe në hapjen e një ambulance mjekësore. Problemet kryesore mjeksore këu i vuajn fëmijët e vegjël. Këtu asistencën mjekësore e kryen një mjek pediatër nga Kosova i cili tregon se duhet bërë më shumë në ndihmë të sëmurëve.

Në sistemimin e kosovarëve në Lezhë pervec kampit të pushimeve në Shëngjin dhe vendstrehimeve të tjera në çadra, kosovarët janë strehuar dhe në disa shkolla 8-vjeçare./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj