Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kjo ka qenë depo drithi e Ndërmarrjes së Grumbullimit në Librazhd. Meqë fshati Zdrajsh nuk kishte mjedise më të mira për klasa, depo ndërroi destinacion. Por që të bëhet tamam shkollë depoja e Zdrajshit ka nevojë për dritare të reja, dyer, tavane, linjë elektrike, pra një ambjent ku të futen fëmijë.

Kjo është një nga shkollat më të mëdha të rrethit të Librazhdit me rreth 300 nxënës, ndërkohë që një pjesë e mësuesve nuk kanë arsim të lartë. Në qytet nuk mungojnë mësuesit e specializuar por drejtoria arsimore nuk ka dhënë para për një furgon që ti çoj e ti marr ata. Në këtë gjendje janë edhe disa shkolla të tjera të fshatrave perreth./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti