Presidenti i SHBA Joe Biden gjatë takimit me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe Charles Michel se Amerika është rikthyer.

Të tre liderët kërkuan t’i japin fund një fronti në një luftë tregtare të epokës Trump duke rënë dakord për një armëpushim në një mosmarrëveshje transatlantike mbi subvencionet e avionëve që është zvarritur për 17 vjet.

Me këtë Biden po synon një rivendosje të lidhjeve pas katër viteve nën paraardhësin Donald Trump, i cili vendosi tarifa në BE dhe promovoi largimin e Britanisë nga blloku. Të dy palët kanë luftuar që nga viti 2004 me Organizatën Botërore të Tregtisë rreth subvencioneve për Boeing dhe rivalin evropian Airbus.

“Unë mendoj se kemi mundësi të shkëlqyeshme për të punuar me BE-në si dhe NATO-n. Ne po ndihemi shumë mirë për këtë. Ne jemi të përkushtuar, nuk jemi larguar kurrë plotësisht, por ne po rikonfirmojmë faktin se është interes i jashtëzakonshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pasur një marrëdhënie të shkëlqyeshme me NATO dhe Bashkimin Evropian”.

Uashingtoni dhe Brukseli do të angazhohen për t’i dhënë fund një mosmarrëveshje tjetër mbi tarifat në lidhje me çelikun dhe aluminin. Ata ranë dakord në mars për një pezullim katër-mujor të tarifave për 11.5 miliard dollarë mallra si vera dhe djathi duhani,  dhe pijet alkoolike të SHBA të cilat ata kishin vendosur .

“Kanë kaluar 7 vjet që kur një president i SHBA erdhi në Bruksel për takim në tryezën e BE-së. Bota ka ndryshuar në mënyrë dramatike që nga ajo kohë. Sot ne hapëm një kapitull të ri, premtues në historinë tonë të përbashkët, me një partneritet të ripërtërirë dhe të fortë transatlantik”.

Presidenti i 46-të amerikan po kërkon mbështetjen evropiane për të mbrojtur demokracitë liberale perëndimore përballë një ngritje më ekonomike dhe ushtarake të Rusisë dhe Kinës. Nuk kishte asnjë premtim të ri të fortë transatlantik mbi klimën në samit, megjithatë, dhe të dy palët nuk arritën të vendosnin një date për të ndaluar uljen e emetimeve deri ën 2050.

Klan News