Këtë të enjte në “Love Story Talk” kishte një të ftuar të veçantë, astrologia Meri Shehu. Ajo bëri një parashikim astrologjik të dy çifteve të krijuara deri më tani në emisionin e dashurisë në Tv Klan. Fillimisht, astrologia foli për Dean dhe Albionin, më fronisten që është Dem dhe konkurrentin që është Luan.

Luan dhe Dem është një lidhje që ka shumë energji, potencial, por ka edhe shumë kundërshtime. Luani është një shenjë shumë e fuqishme, potente, kërkon dominancë. Demi është një shenjë e fuqishme dhe potente e kërkon zotërim. Dominancë me zotërim kemi një përballje. Nëse përballja shkon shumë, shumë askush nuk fiton dhe kemi një rënie forcash dhe degradim. Nëse këta janë aq të kulturuar sa t’i hapin rrugë njëri-tjetrit atëherë dikush do të dominojë, dikush do të zotërojë me masë themi dhe mund ta çojnë lidhjen deri diku përpara”, tha ajo.

“Luani është në një moment pak reflektar, nuk është në momentet më të mira. Momentet më të mira vijnë në verë kështu që duhet të presim verën që të nxjerrë gjithë potencialin e vet. Demi është më i qëndrueshëm di se çfarë do, është më me këmbë në tokë. Ka më shumë fat në këtë periudhë. Mund të drejtojë lidhje më mirë dhe të japë siguri e garanci. Do kërkoj demin në këtë kohë që të ushtrojë pak nga energjia e vet dhe t’i jepte kësaj lidhje më shumë sharm në kuptimin e shijimit. Atë do demi të shijojë me 5 shqisa. Një shijim i mirë, një dëgjim i mirë, një këngë, një prekje se i lamë jashtë. Demi do shumë të preket, është një nga shenjat më seksuale të horoskopit”, shtoi më tej astrologia./tvklan.al