Lihen në qeli tre zyrtarët e AKBN-së dhe Tatimeve



Lihen në qeli tre zyrtarët e AKBN-së dhe Tatimeve

20:41 09/10/2020

Arrest me burg në mungesë për ish-kreun e OST-së

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre nga zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Tatimeve të arrestuar si të përfshirë në skemën e mashtrimit me faturat e punimeve në puset e naftës, ndërkohë që ka lënë në arrest shtëpie dy të tjerë.

“Togat e zeza” pranuan kërkesën e Prokurorisë që të hetohen me masën e arrestit në burg dy inspektorët e tatimeve Mark Doda e Simon Marku, si dhe specialisti i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Qani Hoxha.

Trupi gjykues ndryshoi masën e sigurisë për Denis Durrsin dhe Rezarta Qosen, për të cilët u dha masa arrest shtëpie.

Në burg do të qëndrojë edhe biznesmeni me inicialet N.K.. Për Ish-drejtorin e drejtorisë së hidrokarbureve, Klodian Gradeci, si dhe për biznesmenin me inicialet I.B., është caktuar arrest me burg në mungesë pasi i kanë shpëtuar operacionit të policisë.

Tv Klan




Të ngjashme