Një studente, e cila e fshehu shtatzëninë prej miqve dhe profesorëve, lindi fëmijën, e futi në një kuti makaronash dhe e hodhi në kazanin e plehrave. 26-vjeçarja po vuan tashmë burgun e përjetshëm.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Emile Weaver pasi hodhi foshnjen në kosh i çoi një mesazh të dashurit duke i thënë: “S’ka më fëmijë. U kujdesa unë për këtë”.

Weaver është shprehur se ndihet si “përbindësh” për këtë gjë që ka kryer, por mohon ta ketë vrarë fëmijën. Ngjarja ndodhi në vitin 2015. Weaver ia kishte fshehur shtatzëninë miqve dhe profesorëve të universitetit.

Ajo ka treguar se kishte shkuar të vizitohej tek një infermiere dhe kishte bërë edhe analiza shtatzënie. Megjithatë për shkak se ishte e frikësuar, ajo nuk i kishte parë asnjëherë analizat. Ajo kishte vazhduar të pinte dhe të shkonte nëpër festa, madje edhe duke u hedhur nëpër shkallë njëherë. E reja kishte për qëllim që të dështonte.

Gjatë zhvillimit të shtatzënisë, Emile kishte përdorur rroba të gjëra, duke mos i lënë shkak as të ëmës të dyshonte. Në gjyq, ajo tregoi se një ditë nxitoi për të shkuar në tualet, duke menduar se kishte nevojë të urinonte.

Por ajo lindi fëmijën. Pasi e tërhoqi vetë gjithë trupin e foshnjes, më pas shkoi në kuzhinë për t’i prerë kërthizën. Prokurorët u shprehën se fëmija vdiq për shkak se u la në kuti dhe u hodh në kosh të plehrave./tvklan.al