Kushërira dëshiron ta surprizojë Xhenin me sindromën Down që ka një të dashur imagjinar nga Italia

Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një vajzë e quajtur Ina e cila dëshiron t’i bëjë një surprizë kushërirës së saj Xhenit e cila është me sindromën Down. Ajo ka rrëfyer më shumë për jetën e Xhenit e cila ka dhe një të dashur imagjinar nga Italia të quajtur Antonio.

Ina: Unë kam ardhur sot për Xhenin goca e hallës sime, është 28 vjeç dhe është me sindromën Down. Është vajza e vetme e hallës dhe ka dy vëllezër të tjerë. Familja e Xhenit e kanë marrë vesh që ishte me sindromën Down kur Xheni ishte 6 muajsh. Që ditën e parë që e kanë marrë vesh se është me sindromën Down e kanë pranuar si të tillë.

Ardit Gjebrea: Si sillet me ju, çfarë raporti ka me ty veçanërisht.

Ina: Ne jemi 5 kushërira dhe lidhja që ka me mua ndoshta është më e fortë, është shumë alegro, shumë e dashur, pa komplekse. Ndoshta unë i ofroj komoditetin për të folur gjithçka, ne flasim për dëshirat që ajo ka, për hobet, për ndonjë pëlqim të vogël që ka ndaj ndonjë djali.

Ardit Gjebrea: I pëlqen ndonjë djalë?

Ina: Po ka dhe të dashur.

Ardit Gjebrea: Ou kush është?

Ina: Ka një të dashur imagjinar, e ka emrin Antonio dhe jeton në Itali. Ka qenë dashurua e parë e saj imagjinare, më pas kaloi tek Zhari dhe ai jetonte në Itali, por Zharin e kapi duke tradhëtuar dhe e la. E gjitha është imagjinata dhe fantazia e saj. Telenovelat të ndryshme që janë dhënë në Shqipëri, ajo i ndiqte dhe nëpërmjet personazheve kryesorë që ishin, ajo krijonte jetën e saj. Unë nuk jam munduar në asnjë moment që ta ndaloj të fantazojë dhe të ëndërrojë. 

Emocionuese! I premtoi kushërirës se do e veshë si vetja me fustanin e nusërisë në dasmë, por…

Ina ka ardhur tek rubrika “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për kushërirën e saj Xhenin 28-vjeç e cila është me sindromën Down. Ina ka rrëfyer se Xhenit i pëlqen shumë kënga dhe Aurela Gaçen e ka idhull dhe di këngët e saj të gjitha përmendësh. Xheni gjithashtu ëndërron dhe dëshiron që të vishte me fustan nusërie dhe të martohet një ditë. Ina i kishte premtuar asaj që kur të martohej gjatë verës do e vishte dhe atë me fustan nusërie dhe do qëndronte pranë saj gjatë gjithë mbrëmjes së dasmës.

Ardit Gjebrea: Me çfarë merret sot Xheni?

Ina: Xheni është në Qendrën e sindromës Down në Shqipëri, është pjesë e projekteve që ato bëjnë herë pas here për aktivizimin dhe aftësimin e fëmijëve me sindromën Down. Kjo ndodh në ditë të caktuara, por dita e saj është një ditë e thjeshtë, nuk është nga ata persona që zgjohet shumë herët në mëngjes, e pëlqen gjumin. Zgjohet në mëngjes, bën gjërat e saj, më pas pret të ëmën e saj që të vijë dhe të pinë kafe, flasim në Whats App me video.

Ardit Gjebrea: Cili është hobi i saj?

Ina: Hobi i saj është kënga.

Ardit Gjebrea: Ka ndonjë artist apo artiste të preferuar?

Ina: Ka, është Aurela Gaçe, e do jashtë mase.

Ardit Gjebrea: Kam dëgjuar që kur dëgjon këngët e saj, i ka kështu si ilaç.

Ina: Çmendet, ka edhe këngë që emocionohet. Kënga që ajo çmendet është “S’nuk” në bashkëpunim me Fifin, ndërsa kënga që ajo emocionohet pa masë është fustani sepse Xheni ëndërron shumë që të martohet. Ëndërron shumë që të veshë fustanin e bardhë dhe dëshiron që ashtu si ne të krijojë familjen e saj. Ne kemi një histori me këtë këngë, pasi unë i kam premtuar që kur të bëj dasmën time, do ta vishja ashtu si unë, me fustanin e bardhë, me kurorën, do ta ulja pranë meje që të rinim pranë gjithë mbrëmjes, por që pandemia na i prishi planet.

Ardit Gjebrea: Pse mendon që i pëlqen Aurela?

Ina: Xheni është  një person që fal dashuri të pakushtëzuar dhe jam e sigurt që edhe Aurela është një person i tillë. Xheni është një person pa komplekse dhe Aurela është një person pa komplekse. Karakteri që ato kanë dhe karakteri që ato shfaqin me njerëzit është pothuajse e njëjtë dhe ndoshta Xheni gjen veten tek Aurela.

Aurela Gaçe ka ardhur në studion e emisionit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ku ka surprizuar Xhenin dhe kanë kënduar së bashku këngën e saj të preferuar “Fustani”. Një moment ky mjaft emocionues dhe i bukur për Xhenin që do e mbajë mend për gjithë jetën. 

23-vjeçari sjell nënën në “Shihemi në Gjyq”, i kërkon të martohet me të atin…

Një djalë 23-vjeçar i quajtur Selvio është bërë pjesë e rubrikës “Shihemi ne Gjyq” tek E Diela Shqiptare për t’i kërkuar nënës të martohet me të atin.

Ata bashkëjetojnë prej shumë vitesh bashkë, por dashurinë e tyre nuk e kanë zyrtarizuar me celebrim. Këtë gjë djali nuk e sheh të arsyeshme dhe kërkon patjetër që ata të martohen.

Selvio: Arsye pse e kam sjellë nënë time këtu, është bashkëjetesa bashkëshortore. Nuk është ashtu siç duket në pamje të parë apo ashtu siç e shohin të tjerët. Ata nuk janë të celebruar, janë thjesht në një bashkëjetesë dhe kjo gjë nuk më pëlqen.

Violeta: Këtu e vendose ti të vish, po ne kemi familje, i diskutonim në familje këto gjëra.

Selvio: Sa e sa kohë të kam thënë që do vij këtu.

Violeta: Nuk është arsyeja ime kjo, është arsyeja me pronën.

Selvio: Mua nuk më intereson prona, mua më intereson rehatia, qetësia, jeta jote, jeta ime që të jem bashkë me ju.

Violeta: Shumë dakort jam, prandaj unë dua të siguroj pronën, martesa për mua është e fundit.

Selvio: Nuk më intereson prona, a jam unë me shkollë, a jam në punë të mirë, a jam në rregull? Çfarë më duhet mua prona.

Eni Çobani: Sot është një formë e të jetuarit të të rinjve tanë në bashkëjetesë, është e çuditshme që Selvios nuk i pëlqen bashkëjetesa e prindërve.

Ardit Gjebrea: Dëgjova që tha që është edhe në shkollë edhe në punë. Ti edhe studion edhe punon?

Selvio: Po.

Violeta: E ka mbaruar shkollën e lartë profesionale dhe vazhdon tani për siguri kibernetike online në Kosovë, të bëjë një master për inteligjencë artificiale. Mua më kënaq kjo gjë Ardit sepse në fund të fundit unë kam arritur të bëj një fëmijë tamam.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç je ti Selvio?

Selvio: 23 vjeç.

Ardit Gjebrea: Kaq i ri je dhe të shqetëson bashkëjetesa e mamit dhe e babit?

Selvio: Po më shqetëson sepse është më e thellë gjendja nga çfarë duket.  Mua nuk më shqetësojnë ato shqetësimet e tjera.

Ardit Gjebrea: Si ta kuptoj unë që është me e thellë?

Selvio: Është me e thellë çështja sepse bëhet fjalë për pronën. Çdo gjë në familjen tonë është e privuar nga prona.

Violeta: Pronën e kam unë nuk e ke ti.

Selvio: Unë nuk kam ardhur për pronën, kam ardhur për familjen.

Violeta: Kjo më bën krenare që s’ke ardhur për pronën.

Eni Çobani: Çfarë i kërkon mamit në të vërtetë?

Selvio: Unë nuk po i kërkoj ndonjë dasmë të madhe, kur të jetë koha, vitin tjetër ta nisim me kimet Zotit mirë, të shkojnë në gjendjen civile të lënë datën dhe ta nisin mbarë të martohet me babin. 

E ëma turpërohet se djali i kërkon të martohet me të atin, Ardit Gjebrea: Po dhe ti martohu…

Selvio 23-vjeç ka ftuar të ëmën në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare për ta bindur atë të martohet me të atin. Ata janë një familje mjaft e shëndetshme, por prindërit nuk e kanë bërë kurrë celebrimin, për shkak të disa problemeve me pronat që e ëma ka me motrat dhe vëllezërit.

Ajo nuk do që të përfshijë familjen e saj në këto probleme dhe thotë që sapo të zgjidhë këtë çështje, ajo do martohet me burrin.

Violeta: Djali po më befason sot. Unë kam halle të tjera, dua të zgjidh çështjen e pronës. Zonja Eni në shtëpi kemi qenë 6 fëmijë, të gjithë u martuan dhe u rregulluan. Mbeta unë me prindërit, në ’94 mamaja ime ndërroi jetë. Babai jetoi edhe 5 vite e gjysmë pas vdekjes së nënës.

Selvio: Nuk të kam sjellë këtu për të treguar se sa është prona dhe çfarë ka prona.

Violeta: Kjo është arsyeja pse mami nuk martohet. Bashkëshorti im ma ka kërkuar që kur jam martuar duke parë sherret e vazhdueshme, më ka thënë që nuk dua të martohem me celebrim.

Eni Çobani: Si bashkëshorti ta kërkoi këtë?

Violeta: Në fillim ai, pastaj unë është e pashë të arsyeshme.

Selvio: Nëse më shikon mua, shikon kopjen identike të babit edhe atij nuk i intereson prona fare.

Eni Çobani: Është indiferent ndaj pronës.

Selvio: Nuk do t’ja dijë fare, nuk është i interesuar.

Eni Çobani: Do dhe babai të martohet me mamin?

Selvio: Po normal.

Violeta: Nuk e kam menduar ndonjëherë që të më sjellë djali tek Klani. A e di se kush është Klani moj mami? E sheh gjithë bota, është turp për mua.

Ardit Gjebrea: Po dhe ti martohu (qesh).

Violeta: Jo nuk martohem pa mbaruar këtë hall.

Ardit Gjebrea: Kureshtar jam, pse nuk u martuat ju?

Violeta: Kam dashur të mbroj nga sherret burrin, familjen.

Selvio: Si u martove me babin, si nuk u martove nuk është se ai humbi apo fitoi.

Violeta: Në ’95-ën babai më dhuroi shtëpinë dhe gjysmën e tokës, vëllait gjysmën tjetër.

Ardit Gjebrea: Po fëmijëve të tjerë?

Violeta: Ata ishin dakort sepse babai nuk e bëri në fshehtësi këtë punë, tani pas 27 vitesh nxjerrin pretendime.

Ardit Gjebrea: Po ty ç’të pengoi të martoheshe atëhere?

Violeta: Atëhere kisha grinde me vëllain që i la babai tokën.

Violeta: Motrat më kanë befasuar tani. Një natë të bukur vjet vjen motra, jam edhe binjake me të që binjaket bëjnë për njëra-tjetrën. Më befasoi, u ulëm, hëngrëm tamam dhe në oxhak duke ndejtur më tha motër e dashur mundin e ke bërë, ti pa gjumë ke ndenjur, sakrificat i ke bërë, por unë e dua pjesën e mamit. Të them të drejtën jam befasuar, ti më njeh mundimin dhe nuk ma njeh dhurimin? 

23-vjeçari: Daja më kërcënonte se do më vriste mamin kur isha i vogël

Selvio 23 vjeç është bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ku i ka kërkuar nënës së tij Violetës të martohet me babain e tij sepse nuk i pelqen që ata të bashkëjetojnë. Prindërit nuk kanë bërë celebrin dhe gjithë jetën kanë bashkëjetuar dhe kjo gjë e shqetëson Selvion.

Nëna e tij shprehet se ka probleme me vëllezërit dhe motrat e saj pronat. Para se të vdiste babai i saj në ’95 ia la shtëpinë asaj dhe gjysmën e truallit, njërit prej djemve.

Pas 27 vitesh motrat dhe vëllezërit ngrihen për të kërkuar pjesën që i takon në këtë shtëpi dhe Violeta dëshiron të zgjidhë këto probleme me motrat e vëllezërit e më pas të martohet me bashkëshortin sepse nuk do që burrin dhe djalin t’i ngatërrojë në këtë çështje.

Selvio: Po lufton për një pronë që unë që i vogël jam i shantazhuar nga daja im, i presionuar duke thënë mamanë do ta fus në burg sepse ajo më ka vjedhur pronën, mua ajo do më dëmshpërblejë me 500 milion lekë.

Ardit Gjebrea: Dhe i dëgjon ti këto?

Selvio: Po unë.

Ardit Gjebrea: Po ti ç’punë ke?

Selvio: Si mund të marrësh një fëmijë në 13-vjeçar dhe t’ja thuash këto? Ai i thotë mamit unë jam ligji, unë jam shteti, unë kam lekun, unë kam miqësinë, unë të vras, unë i vë minat kësaj shtëpie, unë bëj çfarë të dua.

Ardit Gjebrea: Kush rri në këtë shtëpi?

Selvio: Unë, mami dhe babi. Tani e kupton pse unë dua që babai të jetë me letra me mamin?

Ardit GjebreaJo.

Selvio: Sepse është akoma edhe më e mbrojtur.  Është më e thellë sepse edhe gjërat që mua më janë thënë është turp që edhe këtu të thuhen dhe mbi të gjitha që unë t’ja mbushja mendjen mamit që ajo të bënte çfarë të donte ai dhe thoshte ti mos u thuaj mamit që të thashë unë. Ose thoshte, nëse mami nuk ma bën mua, ti ik nga shtëpia dhe hajde se të mbaj unë.

Violeta: Ardit unë nuk i di këto gjëra, fëmija vjen këtu dhe mi thotë.

Ardit Gjebrea: Babai e di këtë gjë?

Selvio: Po babai ka qenë bashkëvuajtës me mua edhe për pjesën e martesës, por edhe për këto që kanë ndodhur. 

Juliana rrëfen si e zbuluan prindërit lidhjen e fshehtë të dashurisë me Altinin nga truproja i lokalit

Juliana Pasha është bërë pjesë e rubrikës “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare e cila ndër të tjera ka folur mjaft edhe për jetën e saj private.

Ajo ka treguar se me bashkëshortin është dashuruar me dëgjim të parë, sapo ka dëgjuar tingujt e parë të kitarës që ai i binte.

Ata kanë qëndruar miq për gati një vit dhe nuk i kishin shprehur njëri-tjetrit dashurinë dhe pas 1 viti ata dolën në një takim si të dashuruar.

Juliana ka treguar edhe momentin si prindërit e saj e morën vesh lidhjen e tyre. Në fillim nuk ishin aspak dakort pasi mbi të gjitha Altini ishte i divorcuar dhe me një fëmijë.

Ardit Gjebrea: Po familja jote?

Juliana Pasha: E kanë patur shumë të vështirë. Ne vinim nga një qytet shumë i vogël si Burreli, me një opinion tjetër, vështirësia ishte që unë isha vetëm 20 vjeç kur ata e morën vesh. Mami ishte vlonjate e prerë jo dhe jo. Babi kishte lëkundjet e tij.

Ardit Gjebrea: Si e morën vesh ata?

Juliana Pasha: Ka qenë 1 Janar pasi kishin dalë për vizitë, unë isha në shtëpi me vëllain. Kanë qenë vitet 2000, ne festojmë 21-vjetorin bashkë. Po ktheheshin nga vizita që kishin vajtur nga shtëpia e gjyshërve të mi dhe rastësisht kishin takuar në rrugë një nga bodyguardët e një lokali ku ne punonim, bënim muzikë në atë kohë. Qëlloi që bodyguardi ishte një i njohuri jonë dhe unë nuk e dija dhe ai që i kishte thënë babit, e keni fejuar vajzën?

Vjen mami dhe babi xhind në shtëpi, unë i prisja me qejf se ishte Viti i Ri  e sa erdhën filluan ulërimat. Së pari nga doli kjo lidhja, pastaj fillova t’i tregoja për Altinin dhe i tregova dhe këtë bombën e dytë dhe aty ngelen për momentin. Ato javët e para të Janarit kanë qenë shumë të vështira, por në fund mund të të them vetëm këtë që e duan Altinin si sytë e ballit dhe e duan ndonjëherë edhe më shumë sesa unë. Ai babi që bënte kështu ka bërë dasmë 4 ditë e 4 net në shtëpi, pastaj 1 natë në lokal ne një natë në lokal Altini, kështu që 6 ditë të javës ne kemi bërë qejf, aheng sa për gjithë Tiranën. 

Juliana Pasha tregon momentin kur mësoi që bashkëshorti ishte i divorcuar dhe me një vajzë

Këngëtarja e njohur Juliana Pasha ka qenë e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare e cila ka folur më gjatë për jetën e saj profesionale dhe private.

Ajo ka ndarë me publikun edhe historinë se si është njohur me bashkëshortin e saj Altinin të cilin e dashuron shumë.

Ardit Gjebrea: Si u njohe me Altinin?

Juliana Pasha: U dashurova me shikim të parë.

Ardit Gjebrea: Nga kitara?

Juliana Pasha: Po sigurisht. Sapo e dëgjova të luante në kitarë, më bëri për vete tingulli i tij, u dashurova menjëherë me të realisht.

Ardit Gjebrea: Në çfarë faze të jetës ishit kur u njohët bashkë.

Juliana Pasha: Ishte momenti kur unë për herë të parë vendosa që të këndoja live në netët e ndryshme në Tiranë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe?

Juliana Pasha19 vjeç. Altini mu prezantua me Saimir Brahon atëherë, erdhën në shtëpi më morën. Më kishin dëgjuar diku në një koncert në Burrel. U prezantova me ta, vajta bëra një provë dhe pikërisht për herë të parë dëgjoj Altinin duke luajtur në kitarë. U dashurova me të, sigurisht që pati një periudhë të gjatë kohe pa i thënë diçka njëri-tjetrit, por edhe Altini më ka thënë më vonë që në momentin që më dëgjoi mua duke kënduar, u dashurua me zërin dhe me mua.

Ardit Gjebrea: Altini vinte nga një divorc.

Juliana Pasha: Po është e vërtetë, unë e kam marrë vesh pasi jam lidhur me të. Në periudhën që punonim bashkë nuk e dija. Nuk është se bënim në muhabetet në grup, muhabetet familjare. Unë me Altinin jemi lidhur një vit pasi kemi njohur njëri-tjetrin.

Ardit Gjebrea: Kur e more vesh?

Juliana Pasha: Ditën që jemi ulur në tavolinë për herë të parë, në takimin e parë. Unë i thoja historitë e mia, ai më thoshte të tija. Aty e mësova për herë të parë, fillimisht u befasova pak sepse nuk më kishte rastisur një gjë e tillë, por pastaj duke e njohur Altinin, duke e dashur fort e anashkalova dhe nuk e mendova më atë fakt.

Ardit Gjebrea: Si mund të ndihet një princeshë e dashuruar me princin e vet, kur merr vesh që princi ka dy princesha, një ish në jetën e vetë edhe një tjetër që është vajza e tij.

Juliana Pasha: Sigurisht që kishte ato momentet e dyshimit në veten time duke qenë edhe e vogël pasi ne kemi një diferencë 10-vjeçare me njëri-tjetrin, por kur e kam njohur Odesën aty pastaj mu larguan të gjitha dyshimet realisht.

Ardit Gjebrea: Odesa të do fort?

Juliana Pasha: Odesa më do jashtë mase dhe unë që në momentin që e kam njohur Odesën e kam dashur si vajzën time. Në fëmijërinë time e kam menduar gjithmonë  që kur të martohesha do kisha fëmijë, do krijoja një familje të madhe, gatimin e mësova për këtë arsye që kur të bëhesha gjyshe t’i gatuaja nipërve dhe mbesave, tjetër gjë se si kanë ardhur gjërat, por kur e kam njohur Odesën, kam kaluar me të shumë kohë sepse Altini ishte në punë dhe unë kaloja pjesën më të madhe të ditës me të dhe realisht e dua shumë

Prekëse! Juliana Pasha flet për mosardhjen në jetë të një fëmije dhe përlotet

Gjatë një interviste me moderatorin e njohur Ardit Gjebrea tek “Tani mund të këndosh” Juliana Pasha ka ndarë me publikun edhe një sfidë mjaft të madhe që po kalon në jetë.

Bëhet fjalë për pamundësinë për të sjellë në jetë një fëmijë. Këngëtarja vazhdon ende të ketë shpresa se një ditë ajo dhe bashkëshorti Altini do bëhen prindër, por edhe nëse Zoti nuk i gëzon me këtë fëmijë, ajo shprehet se është Odesa, vajza e bashkëshortit nga martesa e parë që e do shumë.

Ardit Gjebrea: Sfida më e vështirë që ke kaluar?

Juliana Pasha: Sfida më e vështirë që vazhdon të jetë ende dhe në dashtë Zoti të kalojë, por edhe nëse nuk kalon nuk ka problem për ne, ka qenë mosardhja në jetë e fëmije. Gjithsesi jeta është e gjatë, kemi akoma kohë përpara, do presime dhe disa vite. Nëse Zoti na bekon me një fëmijë do të jemi çifti më i lumtur, nëse jo opsionet janë të hapura.

Ardit Gjebrea: Në marrëdhënien tuaj ka patur momente të forta apo jo?

Juliana Pasha: Unë mendoj që kur çifti është shumë i lidhur me njëri-tjetrin, ka dashuri, nëse dashuria thyet si është fëmija si nuk është fëmija, nëse besimi thyhet dhe shumë gjëra në marrëdhënien e një çifti thyhen, ndodh dhe ndarja. Unë dhe Altini jemi një trup i vetëm. Në momentin që kemi bërë betimin tonë në kishë, kemi bërë një gjest shumë të bukur për ne të dy. Ishin dy qirinj që ne ndiznim një qiri të tretë. Ai qiri i tretë personifikonte perëndinë, këta dy qirinjtë ishim unë dhe Altini dhe ne e kemi ndërtuar marrëdhënien tonë si një trekëndësh, jemi ne të dy dhe kemi Zotin në mes që na mban fort, jetën, familjen, marrëdhënien  e përditshme, punën, gjithçka. Unë besoj që marrëdhënia jonë do të shkojë derisa të mbyllim sytë të dy së bashku dhe nuk ndodhë asnjë gjë. Nëse Zoti do na bekojë me një fëmijë, faleminderit, nëse jo do jemi bashkë me njëri-tjetrin dhe dashtë Zoti do kemi Odesën pranë nëse do dojë të na bashkohet kurdo që të ketë dëshirë (përlotet).  /tvklan.al