“Ik sa më parë mjeran, ke humbur 4 herë”

Nga Librazhdi ku vijoi turin e tij të takimeve me demokratët, ish-Kryeministri Sali Berisha kërkoi edhe me më shumë forcë largimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Duke i numëruar 4 humbjet në përballjet elektorale me socialistët, ai theksoi se me të demokratët nuk kanë asnjë shpresë për të ardhur në pushtet.

“Ai sot jeton mes 4 mureve Ik more mjeran jep dorëheqjen se ne jemi parti e dinjitetit njerëzor, ti s’ke punë me ne, ik dhe ik sa më shpejt. 8 vite 4 humbje, secila më e hidhur, e dhimbshme se tjetra”.

Ai i kërkoi ndjesë demokratëve për mbështetjen që i ka dhënë në vite Bashës, ndërsa tha se largimin e tij do e kërkonte edhe nëse kjo situatë nuk do të ishte krijuar me vendimin e 9 Shtatorit.

Duke iu referuar ftesës që kryedemokrati Basha ka marrë për të vizituar SHBA-në, Berisha solli në vëmendje rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Ai sot ka njoftuar se ka marrë një ftesë në SHBA, unë do t’i them një fjalë se në Shtëpinë e Bardhë shkoi edhe Saje Qorri me dosjen e Habilajve në kurriz. Ti shkon aty dy dosje po kaq të rënda, me dosjen “Muzin” dhe dosjen “Toyota Yaris”. Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën. Dosja “Muzin” është një dosje e rëndë”.

Një përgjigje e pati edhe për akuzat e kryedemokratit dhe drejtuesve të tjerë në PD për bashkëpunimin me krimin. Ai tha se Basha me ndihmën edhe të Edi Ramës ka shkatërruar çdo parim demokratik në Shqipëri dhe tashmë I ka zënë frika nga foltorja.

“Foltorja është shndërruar në një uragan. Kuvendi për herë të parë mblidhet nga ju. Kjo është një nga frytet më të mrekullueshme të foltores. Po dridhen themelet e narkoshtetit. Nuk dinë çfarë të flasin”.

E sa përket delegatëve që mbështesin thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 11 Dhjetor, ai tha se numri i tyre ka shkuar në afro 5 mijë, ndërsa një shpjegim e pati sërish edhe për mospublikimin e formularëve të plotësuar prej tyre.

“Ata që nuk i kanë dhënë kandidatëve rival me pretendimin se nuk lejohet dekonspirimi i të dhënave personale, ndërsa tani kanë frikë të shkojnë në një zyrë të tjetër për të verifikuar firmat. Ndaj dhe foltorja është bërë një ortek i pandalshëm. Miq ju ftoj për një moment të mendoni, por sa do jemi nesër në shesh. Pyeteni veten, sheshet nuk do na nxënë më, revolucioni nuk ka të ndalur”.

Tv Klan

Berisha-Bashës: Ik mor mjeran jep dorëheqjen, s’ke punë me ne

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur takimin e radhës me demokratët kësaj here në Librazhd. Lideri historik i demokratëve tha se kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nuk ka ndezur shpresë për mbështetësit e tij.

Berisha i bëri thirrje Bashës që të japë dorëheqjen dhe e akuzoi se qëndron mbyllur në seli sepse e shajnë njerëzit.

“Shqiptarët janë më të pashpresë, sepse opozita nuk ndezi në 8 vite dritën e shpresës në zemrat e tyre. Kryetari i saj u dëshmua një peng i turpshëm në krye të opozitës shqiptare. Ai sot jeton në katër mure, i lutet dhe përshpirtet pengmarrësit të tij. Ma hap i kishte thënë një ditë këtë derë se po më shajnë njerëzit kur futem nga dera kryesore. Ik mor mjeran jep dorëheqjen se ne jemi parti e dinjitetit njerëzor. Ne jemi parti e idealeve më të larta njerëzore. S’ke punë me ne ti, ik dhe ik sa më shpejt”, tha Berisha.

Berisha akuza Bashës: Ke dy dosje mbi kurriz. Mund të shkosh në SHBA, por…

Sali Berisha hodhi akuza në drejtim të Lulzim Bashës këtë të premte nga Foltorja në Librazhd. Duke komentuar deklaratën e tij se kishte marrë ftesë për në SHBA, Berisha se shkon atje, por mbi kurriz mban dy dosje: Atë të Muzin dhe dosjen Toyota Yaris.

“Sot pas 2 muajsh kur shihni veprimet e peng kryetarit, një njëri i shkolluar në perëndim po që nuk njeh një ligj. Sot ai ka në dorë vetëm 1 ligj, statutin e partisë dhe në statutin e partisë ai thyen çdo nen, shkelmon çdo forum të PD. Për të këshilli kombëtar nuk ekziston, kuvendi i partisë nuk ekziston. A kishte të drejtë Manjani, që ky kryeministër do ishte më i rrezikshëm që mund të instalohej në këtë post. E vërteta kjo është.

Sot ai ka njoftuar se ka marrë një ftesë për në SHBA, unë do i them 2 fjalë: Lulzim në Shtëpinë e Bardhë shkoi dhe Saje Qorri (Saimir Tahiri), shkoi me dosjen Habilaj në kurriz. Ti shkon aty me dy dosje, po kaq të rënda. Me dosjen Muzin dhe dosjen Toyota Yaris. Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën.

3 vjet më parë u nis për në SHBA doli një grup demokratësh për ta pritur në aeroport, nuk shkoi. Pyetën çfarë ndodhi? Po të vinte do arrestohej, u thanë demokratëve. Dosja Muzin është një dosje përvëluese për peng Bashën. Edhe Saja shkoi me dosjen Habilaj po ja ku e ka në kurriz dhe kalon nga gjykata në gjykatë”.

Berisha: Basha më ka kërkuar të mos ia përmend emrin Suel Çelës

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kthyer përgjigje Lulzim Bashës nga Librazhdi në lidhje me akuzat e kreut të PD-së për lidhje me krimin të Berishës dhe foltoreve që ai organizon.

Suel Çela ka qenë një nga emrat që ka përmendur kreu i selisë blu. Por këto akuza janë hedhur poshtë nga lideri historik i demokratëve.

Ai tha se e ka denoncuar emrin e Çelës më shumë se kushdo tjetër. Sipas Berishës, Basha i ka kërkuar në biseda telefonike që të mos ia përmendë emrin Suel Çelës.

“Së fundmi pengBasha bëri fjalë për lidhje me krimin të miat dhe foltores. Cilido të vijë këtu tek unë dhe të shkruajë emrin në librarinë dixhitale timen. Do ta demonstroj pak këtë se është me rëndë. Suel Çela! Ja ku dalin 26 statuse në Facebook tim. E kam denoncuar atë unë më shumë se sa gjithë mediat. Merrni Facebook-un e Lulzim Bashës, po ia pati emrin njëherë. Merrni pak tabulatet e bisedave të atij me Berishën duke i kërkuar aman mos ia përmend emrin, por natyrisht unë nuk ndikohesha prej tij. I ka ngelur vetëm shpifja, trillimi dhe tërbimi”, tha Berisha.

Berisha: Basha nuk shkoi 3 vjet më parë në SHBA se do arrestohej

Nga Foltorja në qytetin e Librazhdit, Sali Berisha zbuloi se 3 vjet më parë Lulzim Basha nuk shkoi në një vizitë të planifikuar në SHBA, pasi sipas tij nëse do shkonte do të arrestohej. Këto deklarata, Berisha i bëri teksa e akuzoi Bashën se mban pas krahëve dy dosje kriminale.

“Sot ai ka njoftuar se ka marrë një ftesë për në SHBA, unë do i them 2 fjalë: Lulzim në Shtëpinë e Bardhë shkoi dhe Saje Qorri (Saimir Tahiri), shkoi me dosjen Habilaj në kurriz. Ti shkon aty me dy dosje, po kaq të rënda. Me dosjen Muzin dhe dosjen Toyota Jaris. Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën. 3 vjet më parë u nis për në SHBA doli një grup demokratësh për ta pritur në aeroport, nuk shkoi. Pyetën çfarë ndodhi? Po të vinte do arrestohej, u thanë demokratëve. Dosja Muzin është një dosje përvëluese për peng Bashën. Edhe Saja shkoi me dosjen Habilaj po ja ku e ka në kurriz dhe kalon nga gjykata në gjykatë”, tha mes të tjerash Berisha.

“Kuvend më 11 Dhjetor”, Berisha: Po shkojmë drejt 5000 firmave, pse nuk i publikojmë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar nga Librazhdi, aty ku po mban foltoren e radhës me demokratët se, numri i firmave të delegatëve që kërkojnë të mblidhet Kuvendi Kombëtar po shkon drejt 5000.

Lideri historik i demokratëve sqaroi ashtu se pse nuk publikohen firmat e delegatëve. Ai u shpreh se Kuvendi i 11 Dhjetorit do të mblidhet dhe do të rivendoset pluralizmi politik.

“Në këto rrethana pengun e urdhëruan që të thërrasë antiKuvendin e datës 18. Dy gjëra dua t’ju sqaroj. Lidhur me firmat jo vetëm që që janë 4200, por e vërteta është që po shkojmë drejt 5000. Po shkojmë. Pse ne nuk i publikojmë? Ka tre pengesa të mëdha ligjore që ato kurrë s’mund të publikohen. E para është ligji i të dhënave personale. E dyta është neni i kushtetutës që mbron të dhënat personale, e treta është Konventa e të Drejtave të Njeriut që nuk lejon publikimin e të dhënave personale. Një gjë të tillë nuk e bëjnë ata që i besojnë shtetit ligjor. Një gjë të tillë e bëjnë vetëm zuzarë që nuk kanë ligj e as moral dhe ne të tillë nuk bëhemi kurrë. Këtë e dinë mirë që të gjithë. Në pushtet kemi ngritur një komisioner për të dhënat personale. Ne nuk përsërisim Edi Ramën. Nuk riprodhojmë patronazhistët e Edi Ramës. Çfarë ndodh? I vini re analistët e tyre që zëvendësojnë mbiemrin e tyre me xhepi, apo që  shesin shpirtin gënjeshtrës, deputetë të cilët janë shkëputur tërësisht nga ju, në vend që të shkojnë dhe të marrin çdo formular ta shohin. Deklarojnë se ato nuk janë, kanë frikë dhe tmerr prej tyre. Çfarë është kjo në rrafshin psikologjik. Është frika nga liria, është frika nga e vërteta, është frika nga e cila do t’ çlirojë Kuvendi i 11 Dhjetorit, me rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Avoketërit e Bashës, në fakt më shumë të xhepit të tyre nuk është se nuk e dinë që Basha është njeriu më i pabesueshëm në Shqipëri dhe e kanë të qartë, përpiqen t’ju mbushin mendjen se është betejë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Absolutisht nuk është betejë mes Sali Berishës dhe Bashës, por betejë e demokratëve idealistë të këtij vendi që janë të vendosur që të kenë një opozitë të vërtetë, të cilët janë të vendosur të rikthejnë PD një forcë vigane, një forcë fitimtare dhe jo një forcë që kalon nga humbja në humbje. Ndaj edhe foltorja, është bërë një ortek i pandalshëm miq. Ju ftoj për një moment të mendoni. Sot jemi në sallë, por sa do jemi nesër në shesh. Pyeteni veten njëherë. Sheshet nuk do të na zenë më. Revolucioni ynë nuk ka të ndalur. Ne do të fitojmë”, tha Berisha.

Berisha: Azem Hajdari do të shpallet President Nderi i Përjetshëm i PD-së më 11 Dhjetor

Sali Berisha ka njoftuar këtë të premte nga Librazhdi se në Kuvendin e 11 Dhjetorit, Azem Hajdari do të shpallet President Nderi i Përjetshëm i Partisë Demokratike.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj ju dhe të gjithë demokratët shqiptarë se në Kuvendin e datës 11 Dhjetor tribuni i pluralizmit shqiptar, themeluesi i PD-së, Azem Hajdari do shpallet President Nderi i Përjetshëm i kësaj partie”, tha Berisha.

Sipas Berishës, selia blu këto 8 vite është larguar nga një prej shtyllat e saj të ekzistencës që janë të përndjekurit politikë.  

“Së dyti e vërteta është se në analizë të ftohtë një nga shkaqet më themelore të dështimit tonë 8-vjeçar, pa asnjë diskutim është largimi i PD-së nga shtyllat kryesore të saj të ekzistencës së saj, të përndjekurit politik, pronarët dhe vlerat kryesore të forcave konservatore në Shqipëri dhe në botë, familja, prona, dinjiteti  njerëzor dhe interesi kombëtar. Ju me të drejtë rikujtuat 97.Ju them demokratëve se nëse PD mbijetoi në 97, mbijetoi para së gjithash dhe mbi të gjitha nga mbështetja e të përndjekurve politikë”, tha Berisha.

Berisha: PD do të rithemelohet. AntiKuvendi i Bashës, histori turpi

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka thënë nga Foltorja me demokratët e Librazhdit se Kuvendi i 11 Dhjetorit do të jetë Kuvendi i rithemelimit të PD.

“Dua t’ju garantoj se Kuvendi i 11 Dhjetorit do të jetë Kuvendi i rithemelimit të PD-së”, tha Berisha.

Ai u shpreh se të përndjekurit politikë janë një pjesë shumë e rëndësishme e PD. Madje lideri historik i demokratëve tha se

“PD do rithemelohet, do i rikthehet vlerave të sa, do të ketë programin e saj të rinj dhe asnjë diskutim që familja, mbështetja, vlerësimi i saj, do të jenë epiqendër e programit të PD. Ky është një kusht për një shoqëri të lirë, për një shoqëri të bazuar në vlera, por ky është edhe një kusht për t’u rritur ekonomikisht. Ata që sot si mafie e George Sorosit duan të nëpërkëmbin me ligje ateiste familjen shqiptare, do të përballen shumë shpejt me PD pasi ne demokratët do të votojmë së pari me këmbë, duar, protestat tona, pastaj me votën tonë të lirë”, tha Berisha.

Për Berishën, Kuvendi i thirrur nga Lulzim Basha është histori turpi. Përgjigjen, lideri historik i demokratëve tha se Basha do t’i marrë më 11 Dhjetor.

“AntiKuvendi është histori turpi. Më 11 Dhjetor 1991, studentët u kthyen nga Pallati i Brigadave ku u takuan me Ramiz Alinë. E gjithë Tirana i priste në Qytet Studenti. Aty në një miting të papërsëritshëm ndonjëherë u mbajtën fjalime të shkurtra. E vërteta është që studentët i kishin bërë të qartë Ramiz Alisë që do themelojmë partinë tonë. Pasi u mbajt fjalimi i fundit, Arben Imami u thotë të pranishmëve që do të kemi partinë tonë. I them që do shkojmë tek kjo ndërtesë këtu që të themelojmë partinë që premtove. I them, Arben më mirë tani që t’i kapim në befasi. Ramiz Alia për hir të së vërtetës vazhdoi nja dy ditë mbrapa me një grup për të mbledhur firma për të krijuar diçka tjetër. Por nuk shkoi më tutje. Edi Rama pasi ka marrë peng kryetarin e urdhëron të bëjë antiKuvend. Histori turpi! Ata mund të krijojnë një shoqatë po të duan, por prapë nuk i përjashtojmë nga partia.Por 11 Dhjetori do i japë përgjigje të gjitha këtyre përpjekjeve. Kuvendi është fjala juaj”, u shpreh Berisha./tvklan.al