Watford i prish ëndrrën Liverpoolit. Skuadra modeste u ngjit në vendin e 17 pasi rrezikonte rënien nga kategoria. Kishte 28 javë që Liverpool nuk pësonte një humbje në kampionat e megjithatë pësuan 3 gola.

Çelësi i suksesit të skuadrës vendase ishte mbrojtja. Vendosja e mirë e repartit të prapavijës nuk i la mundësi sulmuesve të Liverpool të shënonin.

Pjesa e parë përfundoi pa gola ndërsa në të dytën Watford nisi të sulmonte portën kundërshtare. Goli i parë erdhi në minutën e 54 nga Sarr. Pritej që Liverpool të reagonte, por Sarr shënoi golin e dytë. Fitoren 3-0 e vendosi Deeney.

“Nuk ishim në nivelin e duhur. Nuk bëmë atë që duhet. Në pjesën e dytë lamë shumë hapësira. Gjithsesi kjo nuk ishte një ndeshje vendimtare. Duhet të uroj Watfordin për fitoren”, tha Klopp në përfundim të takimit.

Kjo është humbja e parë në kampionat për Liverpool, vijon të jetë i sigurtë drejt titullit kampion, pasi ka 22 pikë më shumë se Manchester City.

Tv Klan