Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka falenderuar efektivët e policisë pas protestës 5-orëshe të opozitës përpara Kryeministrisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Lleshaj sulmon opozitën se si vepronte me protestuesit kur ishte në qeveri.

“Sot ne bëmë dallimin e qartë mes atyre që protestave u përgjigjeshin me zjarrin e armëve luftarake dhe nesh, që armën tonë kemi durimin e zjarrin tonë kemi përkushtimin për Shqipërinë europiane! Faleminderit nga zemra Policisë shqiptare. Super punë sot

“, shkruan Sandër Lleshaj në Twitter.

Opozita protestoi sot për 5 orë përpara godinës së Kryeministrisë. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se 15 persona u lënduan, mes të cilëve policë, gazetarë dhe protestues.

/tvklan.al