Lodhja mendore mund të shkaktojë sëmundje

Lodhja mendore mund të shkaktojë sëmundje

09:43 27/11/2019

Studimet e fundit kanë zbuluar se ekziston një lidhje midis lodhjes mendore, sëmundjeve dhe inflamacionit fizik.

Ky studim është një kërkim i përbashkët i kryer nga ana e Universitetit “Birmingham” dhe Universitetit “Alabama”. Ata zbuluan se inflamacioni ose mënyra se si trupi reagon ndaj një sëmundjeje është e lidhur ngushtësisht me lodhjen mendore.

Rezultatet treguan se  inflamacioni prek veçanërisht zonat e trurit që janë përgjegjëse për të qëndruar vigjilente.

Doktor Ali Mazaheri, u shpreh: Hulumtimi ynë ka identifikuar një proçes që ndodh brenda trurit në momentin që inflamacioni është i pranishëm. Këto rezultate tregojnë qartë se ekziston një pjesë shumë specifike e rrjetit të trurit që preket nga inflamacioni.

Sipas tij, ky studim është një hap i madh përpara për të kuptuar lidhjet midis shëndetit fizik, shëndetit mendor dhe tregon se edhe sëmundjet që mund të konsiderohen më pak të rrezikshme, mund të sjellin lodhje, dobësi mendore dhe mungesë përqëndrimi./tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi