Lojtarët e Liverpool vlejnë më shumë


Lojtarët e Liverpool vlejnë më shumë

22:15 23/09/2020

Më shumë se 1 miliard euro përllogaritet nga Transfermarkt

Liverpool kampioni i Europës në fuqi është edhe ekipi më i kushtueshëm i futbollit në kontinent. Lojtarët e skuadrës angleze vlejnë sëbashku 1.1 miliardë euro.

Kjo e dhënë vjen nga faqja e specializuar e merkatos Transfermarkt.com. Kartonët e futbollistëve të Liverpool janë rritur me 35 milionë nga vlerësimi i fundit.

Shifrën 1 miliard euro e kalon edhe Manchester City që renditet i dyti. Këtë podium e plotëson Barcelona thuajse 960 milionë euro. Në 10 më të mirët e janë 5 ekipe nga Premier League, duke treguar supremacinë angleze në futboll.

Chelsea është i katërti, Manchester United i shtati, ndërsa Tottenham Hotspur i nënti. Këtë grup kryesor e mbyll Inter lojtarët e të cilit vlejnë 745 milionë euro.

Tv Klan



Të ngjashme