Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana ka bërë një status një rrjetet sociale ku ka habitur fansat me deklaratën referuar ish-it të tij. Në këtë shkrim ai tregon se e ka parë ish-in pas 10 vitesh dhe të gjitha kujtimet e pasionet iu rikthyen. Madje ai shprehet se ajo vazhdon të jetë tërheqëse dhe mjaft e bukur.

“Dua të ndaj diçka speciale me ju sot. Pashë ish-in tim pas më shumë se 10 vitesh. E di se është e vështirë për t’u thënë, ndoshta as nuk duhet ta them, por shumë kujtime të bukura dhe pasioni m’u rikthyen. Ajo është akoma shumë tërheqëse dhe një bukuroshe e vërtetë. Madje ka akoma një tatuazh me emrin tim. Shpresoj të të shoh një ditë. Më mungon”, ka shkruar ai.

Pas këtij postimi filluan shumë aludime mes ndjekësve, por Cana nuk ka pritur shumë dhe i ka shpjeguar se për çfarë bëhej fjalë. Ai ka publikuar videon e një nga makinave që ka pasur dikur dhe tregon se ajo është ish-i i tij. Loriku plot humor ka luajtur për disa momente me ndjekësit e tij, por më pas i ka qetësuar duke treguar kështu se ai vazhdon të ketë një marrëdhënie me bashkëshorten e tij Monikën dhe nuk do tregonte kurrë mosrespekt për të. /tvklan.al