(Video e plotë Love Story-Episodi i III)

U ballafaqua me policinë, Saimiri tregon çfarë ndodhi kur e ndaluan pas orës 23:00

Teksa ka nisur transmetimi i natës së tretë të spektaklit “Love Story” në TV Klan, Saimiri është shprehur se është ndaluar nga policia kur po kthehej me makinë në shtëpi pas orës 11:00. Ai ka treguar se pasi e ndaluan, policja e njohu dhe më pas i kërkoi edhe një foto.

“Isha duke shkuar për në shtëpi, u vonova pak dhe më ndaluan në postbllok. Ishte një police dhe një polic. Kur më pa, ajo më njohu, tha oh princi…të ndjekim na pëlqen, suksese. Më kërkuan foto, i thashë patjetër. I përshëndes nëse na shohin”, u shpreh Saimiri.

Protagonisti i këtij show ka arritur rreth 50 mijë ndjekës në Instagram në vetëm 3 javë nga nisja e emicionit, teksa “Love Story” ka thyer rekord shikueshmërie që në puntatën e parë.

Saimiri hapet me Xhesin, rrëfen për lidhjen 4-vjeçare që ka pasur me një gjermane

Ka nisur tashmë nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa Saimiri ka zhvilluar disa takime gjatë javës me vajzat.

Ashtu siç bëri me dije në natën e dytë, 33-vjeçari i ka takuar të gjitha konkurrentet në një qendër SPA, ku kanë zhvilluar lojëra uji.

Por veç takimit në grup, Saimiri rezervoi një takim të gjatë privat me Xhesin, për të cilën shprehu interes për ta njohur më shumë.

Duke qenë se 26-vjeçarja i është dukur tip i ftohtë dhe pak e tërhequr, ai ka vendosur të krijojë një ambient të ngrohtë për të.

Veç bisedave të tjera, teksa Xhesi e ka pyetur se përse ka zgjedhur ta kërkojë dashurinë në Shqipëri, Saimiri ka rrëfyer për një lidhje të gjatë që ka pasur në të shkuarën me një vajzë gjermane.

Xhesi: Po dridhem, më ka kapur një emocion i paparë. Ndjej ca flutura në stomak. Pash që kaloi kalimthi dhe mu duk sikur ishte hera e parë që po e shihja.

Saimiri: Xhesi është një vajzë shumë interesante mendoj, vetëm se është pak e tërhequr dhe mendoj se ka shumë për të thënë. Më duket pak tip i ftohtë por mendoj se do t’i jap sot ngrohtësinë time që të ndihet më mirë. Ndoshta do kem sot puthjen e vërtetë me Xhesin.

Xhesi mirëseerdhe! Qenke bërë shumë e mirë sot. Gëzuar për dashurinë!

Xhesi: Faleminderit! Gëzuar!

Saimiri: Kam harruar fare të të pyes për hallën

Xhesi: Deri tani është shumë mirë, më tha që të jem pak më e afruar se dukem çik e tërhequr dhe mund të dukem natyrë e ftohtë, por nuk jam e tillë.

Saimiri: Unë nuk jam nga ata që vlerësoj kush më puth e para ose kush bën më shumë zhurmë që të bie në sy.

Xhesi: Ti si e ke përjetuar këtë eksperiencë?

Saimiri: Është shumë vështirë para kameras, para publikut që të tregosh emocionet tamam siç ndihesh, është shumë vështirë. Çfarë bën Xhesi në jetën e përditshme, si kalon?

Xhesi: Unë jetoj këtu në Tiranë, jetoj vetëm. Mamin dhe babin i kam nga Shkodra. Pse vendose ta kërkosh dashurinë tek një vajzë shqiptare?

Saimiri: Unë kam pasur një lidhje të gjatë, katër vjet me një vajzë gjermane. Kur kalon 4 vite me një përson normal që e do dhe do kesh ndjenja për të. Nuk të shoh dot kështu, po të jap këtë xhaketën time.

Xhesi: Kjo xhaketa mban një erë shumë të mirë, u ndjeva shumë mirë, shumë ngrohtë. Jo vetëm nga ana fizike. Çfarë përdor si parfum?

Saimiri: Është një parfum francez që e preferoj.

Xhesi: Unë kam marrë një dhuratë të vogël për ty, një dhuratë simbolike. Është një simbol. Edhe unë dua të jem pak si engjëll për ty në këtë rrugëtim edhe më pas. Sido që të shkojnë punët mes nesh. Si të funksionojë si jo, do kesh gjithmonë bekimet e mia. Uroj që të zgjedhësh në fund të këtij rrugëtimi atë që është më e mira për ty.

Saimiri: Në qoftë se je ti engjëlli im, mendoj se çdo gjë do shkojë mirë. Po familja si e ka parë deri tani këtë program, apo vendimin tënd?

Xhesi: Mami dhe babi e kanë pasur pak të vështirë ta pranojnë, jo për gjënë në vetvete se sa për pjesën e opinionit. Me mamin kam folur këto kohë, e ka pranuar. Kurse babi e kam pak me të vështirë, me atë mentalitetin e burrit shqiptar.

Saimiri: Prindërit e tu duhet të jenë krenar për ty pasi je vajzë e mirë, inteligjente. Pas këtij programi mendoj se shumë njerëz do mendojnë ndryshe. Unë kam vetë një motër dhe s’do doja që një njeri të tallet me të.

Xhesi: Unë jam një romantike e përjetshme, kur e pashë se çfarë do bëhej, thashë një mundësi për të qenë edhe vetë në një histori kaq të bukur që nuk e kam gjetur dot në jetën e vërtetë.

Saimiri: Nuk ke pasur asnjëherë një histori dashurie?

Xhesi: Kam pasur. Historia e fundit nuk ka edhe aq shumë që ka përfunduar. Mbaroi si pasojë e një tradhëtie nga ana e personit tjetër.

Në fund të takimit, ato janë përqafuar dhe Saimiri e ka shoqëruar për në shtëpi.

Takimi në SPA, Saimiri vë vajzat përballë njëra-tjetrës

Ka nisur tashmë nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa Saimiri ka zhvilluar disa takime gjatë javës me vajzat.

Ashtu siç bëri me dije në natën e dytë, 33-vjeçari i ka takuar të gjitha konkurrentet në një qendër SPA, ku kanë zhvilluar lojëra uji.

Ai është shprehur se i ka vënë pak në siklet vajzat, me dëshirën për t’i parë se si duken ato natyrale, pa make-up.

Më tej Saimiri i ka ftuar ato të ndahen në dy grupe për të luajtur me top, duke ju premtuar se grupi që fiton do të ketë edhe një surprizë.

“Vajza ju kam vënë pak në siklet sot, por doja t’ju shikoja pa make-up, pa lyer, natyrale fare dhe më pëlqeni më shumë kështu. Kam menduar një lojë dhe do ndahemi në dy grupe. Unë jam arbitri. Për ekipin që fiton kam një surprizë pastaj”, është shprehur Saimiri.

Duke qenë se loja është ndarë në barazim, Saimiri vendosi të bëjë “gëzuar” me birra me të gjitha vajzat.

“Më pëlqyet të dyja ekipet, Jonidën javës që vjen do ta fusim në basketboll se kishte talent. Dolët barazim, nuk ma mori mendja, kështu që do ju ftoj të gjithave”, tha Saimiri.

Ndërkohë, ai kishte rezervuar edhe takime të shkurtra me disa nga vajzat.

Saimiri e zgjedh në takim, Kejda: Pse pikërisht sot që jam e zhveshur?

Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, ka rezervuar shumë surpriza dhe të papritura, teksa Saimiri i ka ftuar vajzat në takim grupi në SPA.

Nën atmosferën e argëtimit, 33-vjeçari ka zgjedhur të bëjë edhe disa takime të shkurtra me vetëm disa nga konkurrentet.

Kësaj here ka qenë Kejda e zgjedhura e tij, teksa ai i ka vënë në dukje karakterin e tërhequr.

Ndërkohë, Kejda gjithashtu e ka thumbuar, duke e pyetur se përse e zgjodhi në takim pikërisht në pishinë, ku është e zbuluar.

Saimiri: Kejda mirëserdhe!

Kejda: Si je ti?

Saimiri: Gëzohem që arritëm më në fund një takim bashkë, doja të flisja me ty nga afër sepse mbaj mend në takim të parë që më the që nuk je si të gjitha vajzat.

Kejda: Po çne pikërisht sot që ishim në pishina, ishim pak zbuluar?

Saimiri: Të kam pasur në mendje që ta bëjmë një takim bashkë. Çfarë duhet të bëjë një djalë që të dali Kejda nga vetvetja? Të japi impulese, jo vetëm të rrijë e tërhequr?

Kejda: Unë nuk mund të dal nga karakteri im vetëm për të tërhequr vëmendjen e dikujt. Unë kështu jam. Nëse ti do më jepje mundësinë, patjetër që unë do mundohem të jem më e afërt. Të pëlqen ty një vajzë që është pak e tërhequr apo do këto vajzat që të vijnë të përqafojnë në fund të gjitha?

Saimiri:  Jo, ska lidhje. E tërhequr është okay, por edhe shumë e tërhequr që ta zërë gjumi…është pak…

Në fund të bisedës Kejda i ka dhënë një përqafim Saimirit, para se të largohej.

“Mirë që nuk ngela si Drita”, Flavia habit Saimirin në pishinë

Tashmë ndodhemi në javën e tretë të spektaklit “Love Story” në TV Klan dhe Saimiri ka bërë një takim të sikletshëm për disa nga konkurrentet, teksa i ka ftuar ato në një qendër SPA.

I gjithë grupi i vajzave kanë zhvilluar lojëra uji, ndërkohë që 33-vjeçari ka veçuar disa prej tyre për një takim të shkurtër privat.

Ai ka zgjedhur sërish Flavian, bukuroshen nga Fieri, e cila ishte e zgjedhura e tij edhe javën që shkoi.

Saimiri e ka komplimetuar për faktin që duket më e bukur pa make-up, teksa është shprehur se ajo e ka habitur duke qenë aq aktive në lojë.

Saimiri: Flavia si je? Si u ndjeve sot?

Flavia: Mirë si je ti? Mirë shumë mirë, nuk e prisja faktikisht.

Saimiri: Sot më re në sy shumë sepse unë gjithmonë e kamë parë Flavian si një vajzë elegante, sikur po të rrëzohet thyhet në mes. Të pash sot shumë aktive, thash uau.

Flavia: Unë jam akoma më aktive po ti prit

Saimiri: M’ke habitur se ishe shumë aktive. Më pëlqen shumë, më shumë kështu natyrale, pa make-up. Sinqerisht.

Flavia: Edhe ti i lezetshëm dukesh

Saimiri: Më i lezetshëm kështu i zhveshur? U gëzove që more trëndafil këtë javë?

Flavia: Po u gëzova. Më le në treshen e fundit ti!

Saimiri: Nuk dua ta shfaq pëlqimin

Flavia: Mir që nuk ngela si Drita, ti thua…

Në fund të bisedës dyshja është përqafur në pishinë, duke i’a lënë radhën takimit me Silvanën.

“Të ta jap një puthje në buzë”, Saimiri refuzon Silvanën

Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, ka nisur me surpriza dhe shumë të papritura, teksa vajzat kanë takuar Saimirin në një qendër SPA.

Përveç takimit në grup me të gjitha vajzat në pishinë, protagonisti i këtij show ndau disa biseda të shkurtra edhe me disa nga konkurrentet.

Kësaj here ai ftoi vetëm njërën nga binjaket për një takim të shkurtër, Silvanën.

Saimiri u shpreh se ajo i pëlqen më shumë se e motra, pasi është e thjeshtë dhe Albana i duket shumë tip i ftohtë.

Më tej ai e ngacmoi edhe për të motrën duke e pyetur se si do të ndihej Silvana nëse ai do të puthte Albanën.

Në vijim të këtij diskutimi, Silvana është shprehur se nuk e ka problem t’i dhurojë një puthje 33-vjeçarit, por ai ka thënë “jo sot”.

Silvana: Si je?

Saimiri: Mirë, si je ti?

Silvana: Mirë shumë mirë

Saimiri: Ty të zgjodha unë sepse, me të vërtetë motra jote është gati e njejtë por ti më ke pëlqyer si tip pak më shumë sepse më dukesh që je më e thjeshtë, je më e dashur, dmth e kam vënë re këtë gjë. Motra jote është shumë më e ftohtë.

Silvana: Në përgjithësi çunat e preferojnë shumë Albanën sepse është tip i vështirë

Saimiri: Janë çunat e dobët që preferojnë dikë me karakter të fortë, kurse unë kam karakter të fortë për vete kështu që…

Silvana: Po pse, duhet të jesh e dobët për ty?

Saimiri: Po sepse thonë që gjërat e kundërta tërhiqen gjithmonë, kur është një mashkull i dobët do një femër të fortë që ta drejtojë, kurse unë s’kam nevojë të kem një femër të fortë

Silvana: Unë jam shumë e fortë

Saimiri: Ti e fortë duhet të jesh sepse nuk dua gjëra që s’kan mendim ose për çdo gjë të thotë okay. Tani po putha unë për shembull motrën, si do ndihesh ti? Ose po të putha unë ty, si do ndihet motra?

Silvana: Është një situatë shumë delikate, ti duhet ta puthësh motrën por duhet ta ndjesh me të vërtetë jo për të parë reagimin tim.

Saimiri: Po ta di të paktën që po të putha ty, e humba motrën ?

Silvana: Do të të mbys

Saimimiri: Ça duhet të ketë një djal që të të pëlqejë ty?

Silvana: Secili duhet të ketë lirinë e vet, të punës, të telefonit. Nuk më pëlqejnë këto marrëdhëniet ku kontrollojnë telefonin. Jam kundër.

Saimiri: Po pse cfarë ka të keqe, ça flet ti me të afërmit e tu që s’duhet ta dije ai?

Silvana: Po pse duhet të dijë çdo mesazh? Dmth ti je pro konktrollimit?

Saimiri: Nuk është puna kontroll por fsheh diçka, unë nuk dua të kem sekrete. Kur jam në një lidhje s’kam pse të mbaj sekrete.

Silvana: Ti nuk e ke problem të ta marr unë telefonin dhe të kontrolloj çdo gjë, Whatsapp, Intagram?

Saimiri: Jo nuk e kam. Po të shkruaja me femra të tjera do kisha frik

Silvana: Ti ke tradhtuar ndonjëherë?

Saimiri: Jo sepse e shoh si një gjë shumë të ulët. Ke qenë xheloze për ndonjë vajzë ti?

Silvana: Në momentin që hidhen tek ti 9 vajza, të fërkoheshin dy këtu e tre mbrapa, tre të ashtu për trëndafilit, për mua një vajzë që ka dinjitet të përqafon si të pëqafoj unë, ta jap dhe nji puthje në buzë po desha se nuk e kam problem fare. Sot s’ta jap se s’dua unë

Saimri: Jo sot jo

Silvana: Pse nuk e do ti sot, nuk e ndjen sot

Saimiri: Jo është herët sot, të jap një përqafim.

Ndërkohë, në përfundim të takimit me Silvanën, Saimiri ka takuar edhe Enxhin.

“Më me ledhatim, jo me dhunë”, çfarë ndodhi mes Enxhit dhe Saimirit në dhomën e masazhit

Tashmë ndodhemi në javën e tretë të spektaklit “Love Story” në TV Klan dhe Saimiri ka bërë një takim të sikletshëm për disa nga konkurrentet, teksa i ka ftuar ato në një qendër SPA.

I gjithë grupi i konkurrenteve kanë zhvilluar lojëra uji, ndërkohë që 33-vjeçari ka veçuar disa prej tyre për një takim të shkurtër privat.

Këtë herë ai zgjodhi Enxhin, ku ndryshe nga vajzat e tjera atë e takoi në një dhomë masazhi.

Veç të tjerash, ata diskutuan për rëndësinë e pasurisë në një marrëdhënie, teksa Enxhi e shprehu hapur se paratë janë një aspekt shumë i rëndësishëm për të.

Bukuroshja nga Miloti gjithashtu i bëri masazh Saimirit, i cili u shpreh se nëse do t’i pëlqejë, do t’ia kthejë edhe ai masazhin.

Saimiri: Unë të mora se bëre gjithë atë reklamë, më the jam masazhiere e mirë, unë duke prit masazhin e jetës këtu

Enxhi: Ti do masazh plus

Saimiri: Tani po e bëre mirë, në fund ndoshta ta kthej unë masazhin

Enxhi: Si e ke syrin deri tani?

Saimiri: Deri tani mirë je, duhet pak më me ledhatim mos më thyesh ndonjë kockë gjithë dhunë

Enxhi: Si e do ledhatimin ti, këshu apo kështu?

Saimiri: Çfarë të ka tërhequr më shumë tek unë?

Enxhi: Të kam parë, më je dukur shumë i mirë, shumë simpatik dhe arsyeja kryesore që je një djalë shumë i suksesshëm.

Saimiri: Si e shikon ti pasurinë ose lekun në një marrëdhënie?

Enxhi: Shumë të domosdoshme. Jo në një marrëdhënie, në jetë. Është si një lloj çmimi që ty të përcakton se sa ke ecur në jetë. Jetojmë në një botë materialiste, çdo gjë është material.

Saimiri: Po nëse unë do isha një punëtor i thjeshtë?

Enxhi: Një djalë që është punëtor i thjesht nuk është se nuk do e zgjidhja që ai s’ka mundësi financiare, nuk do e zgjidhja sepse ai nuk është kaq karakter i fortë dhe nuk ka luftuar me veten. Në atë rrugën e jetës që është shkretëtira, ka ndaluar aty ku është rehat.

Saimiri: Kam njohur edhe femra shumë të pasura, shumë më të pasura se sa unë, por nuk më ka tërhequr ajo kimia.

Enxhi: Ti mund të kesh pasur edhe prindërit shumë të pasur dhe ti ke lindur i pasur, për mua nuk është se ke arritur ndonjë gjë. Ti vet çfarë ke arritur?

Saimiri: Ti u bëre tani me nerva se…

Enxhi: Se më kundërshtove ti…ti e di që unë kam të drejtë prandaj. E di si më duket, sikur jemi vetëm unë dhe ti këtu. 

Më pas biseda mes tyre është mbyllur me një përqafim, teksa jashtë dyerve të dhomës së mazashit ka ‘plasur’ xhelozia nga vajzat e tjera.

Pas aventurës në pishinë, Saimiri bëhet “djalë për shtëpi” në takimin me Merin

Ka nisur tashmë nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa Saimiri ka zhvilluar disa takime gjatë javës me vajzat.

Ashtu siç bëri me dije në natën e dytë, 33-vjeçari i ka takuar të gjitha konkurrentet në një qendër SPA, ku kanë zhvilluar lojëra uji.

Përveç takimeve të shkrurta, Saimiri zgjodhi për një takim të gjatë Merin, të cilën po e takon tashmë për herë të dytë.

Ai ka zgjedhur të bëhet një “djalë për shtëpi”, teksa ka gatuar një pjatë speciale për bukuroshen nga Elbasani.

Mes bisedave të ndryshme, Saimiri e ka pyetur Merin për faktin që ajo nuk pozon me rroba banjo duke qenë se është modele.

Ndërkohë, ajo është shprehur se nuk ndihet rehat të pozojë me të brendshme dhe ndaj s’ka firmosur asnjëherë kontratë me veshje të tilla.

Meri: Mbarove shefi?

Saimiri: Urdhëro, të bëftë mirë! Kështu duken mirë, por të shohim a do jenë të shijshme. Preferon verë?

Meri: Nuk është në preferencat e mia por sot do ta pi. Duken shumë mirë, sinqerisht! Të lumshin duart!

Saimiri: S’paskan dal keq. Çfarë të tërhoqi ty Meri që të vije të më njihje më nga afër?

Meri: Të kam parë në video dhe më dukeshe si ai djali që unë ëndërroj. Ke pasur ato kriteret që kam unë për një mashkull. Por do ta shohim me kohën nëse vërtetë i ke apo jo.

Saimiri: Nga pamja e jashtme do shkonim mirë bashkë. Ka shumë agjenci që të kërkojnë foto me rroba banjo?

Meri: Më dukesh pak tipik ai mashkulli shqiptar

Saimiri: Pse jo sepse të jesh një modele, nuk do të thotë të vishesh vetëm me xhup

Meri: Jam modele por pozoj vetëm për veshje, gjithmonë kur kam shkruar kontratën e kam bërë që mos të merrem me photo-shooting që kanë të bëjnë me të brendshme.

Saimiri: Ka një arsye personale apo?

Meri: Ka të bëjë me mua se nuk ndihem rehat

Saimiri: Të paskam futur në siklet me atë në pishinë. T’kam parë në instagram po s’ke shumë foto ti. Më është dukur çudi në fakt

Meri: Nuk jam shumë aktive në Instagram. Si të dukem më mirë, live apo në foto?

Saimiri: Je shumë fotozhenike. Ti je si në foto si live, je e njëjta, shumë e bukur edhe live.

Meri: A i ke prezantuar të dashurat e tua tek prindërit, për shembull tek mami?

Saimiri: Duhet të më mbushet mendja që po shkon çdo gjë shumë mirë dhe atëherë unë mendoj të ardhmen me të, sigurisht që e prezantoj me familjen. Ty ka arritur të të pëlqejë një djalë aq shumë saqë t’i prezantosh familjen?

Meri: Është ende herët, duke pasur parasysh edhe moshën time. S’më ka bërë ende zemra ‘tak’ për dikë.

Saimiri: Më bëhet qejfi, shpresoj që t’ia arrij unë ta bëj ‘tak tak’!

Në përfundim të takimit, Saimiri e ka shoqëruar Merin për në shtëpi.

Sondazhi | Kush janë tre vajzat më të votuara nga publiku për takim me Saimirin

Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, ka rezervuar emocione dhe surpriza të shumta teksa Saimiri dhe vajzat kanë zhvilluar takime në grup dhe private.

Ndërkohë, produksioni ka vënë në dispozicion të publikut një sondazh, ku gjithsecili pati mundësinë të votonte të preferuarën e tij për të pasur një takim me Saimirin.

Në sondazhin ku morën pjesë rreth 3 mijë votues, 3 emrat më të votuar nga publiku janë: Enxhëll, Jonida dhe Enxhi.

Këto ishin preferencat e publikut por vendimi përfundimitar për takim i takon Saimirit, protagonistit të këtij show.

Emocione dhe surpriza në “Love Story”, kush janë dy vajzat që u eliminuan këtë javë

Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në Tv Klan ka dhuruar emocione të forta teksa dy konkurrente të tjera janë eliminuar, Jonida dhe Stelina.

Saimiri, protagonist i këtij show nuk u dhuroi trëndafil vajzave teksa u shpreh se dëshiron të mbetet mik me to.

“Më vjen shumë keq. Jeni vajza shumë të mrekullueshme dhe shumë të mira por nuk kam pasur edhe kohë t’ju njoh, por edhe atë ndjeshmërinë e parë. Ju uroj çdo të mirë në jetë, jeni të mrekullueshme dhe shpresoj që të mbetemi miq”, tha Saimiri.

Ndërkohë, Jonida është shprehur se e kishte menduar eliminimin për shkak se Saimiri nuk i kishte dhënë asnjë takim, por ajo thekson se ndihet falenderuese dhe e fituar që arriti deri në natën e tretë.

“Dua ta falenderoj për këtë pjesë sepse e prisja, në momentin që nuk po më jepje asnjë takim dhe ndjesi që do më ftoje. Gjithsesi jam shumë e respektuar ndaj teje në mënyrën që më vlerësove për kaq. Nuk kemi ardhur në jetë për tu pëlqyer të gjithve dhe unë nuk ndjej fare keqardhje për veten sepse fundja unë jam fituese që arrita deri këtu”, ka thënë Jonida.

Kurse Stelina vendosi të tregohet fjalëpak, teksa theksoi se është shumë e lumtur që arriti deri këtu.

“Jam shumë e lumtur që erdha deri këtu. Nuk kam çfarë të them më tepër”, është shprehur Stelina.

Redaksia Tvklan.al