Bashkë me diellin e lulet, stina e Pranverës sjell luhatjen e temperaturave dhe alergjitë, që krijojnë probleme në shëndetin e njeriut.

Më të rrezikuarit janë fëmijët. Mjekja Juna Luzi thotë se ditët e fundit ka pasur një shtim të numrit të fëmijëve të prekur nga virozat dhe me probleme në rrugët respiratore.

Këto shenja nuk duhet të neglizhohen nga prindërit, për të cilët mjekja rendit edhe disa këshilla. Ushqimi i shëndetshëm dhe ajrosja e shpeshtë e mjediseve të mbyllura nuk duhet të neglizhohen gjithashtu në stinën  e pranverës.

Tv Klan