Filmi do të shkruhet dhe drejtohet nga vetë kengëtarja

Në 40 vite karrierë, Madonna ka bërë histori në muzikë dhe jo vetëm, por sfidat për yllin e popit ende nuk kanë përfunduar.

Aventura më e fundit e këngëtares është autobiografia e saj, të cilën do ta shkuajë dhe do ta materializojë në film me regji nga vetë ajo.

62-vjeçarja thotë se ka shumë histori dhe detaje ende të panjohura nga jeta e saj, teksa çdo ditë ndan me ndjekësit në Instagram momente nga puna në shtëpi.

Fokusi i filmit do të jetë muzika, në një udhëtim të pabesueshëm me plot të papritura, në të cilën Madonna do të shfaqet në versionin më të pastër si artiste, balerinë dhe qenie njerëzore.

Në tentativën për sukses per të gjetur një vend në këtë botë, këngëtarja thotë se vetëm muzika e ka mbajtur gjallë dhe e ka frymëzuar të ecë përpara.

Tv Klan