Madrilenët marrin kreun e klasifikimit të La Liga




Madrilenët marrin kreun e klasifikimit të La Liga

14:02 03/01/2021

Real Madrid ka marrë kreun e klasifikimit në La Liga, teksa mposhti me nga një gol në secilën pjesë Celta Vigon. Triumf i vulosur nga dyshja Lucas Vasquez dhe Asensio, që shënuan dhe asistuan në këto 90 minuta. Por përpos pikëve dhe fitores, Real Madrid nuk dominoi dhe këtë gjë e tregojnë statistikat.

Celta Vigo kontrolloi topin dhe kjo shtoi rastet përpara portës për ta. Gjithsesi, efektiviteti ishte “zero”, pasi Celta dështoi për të shënuar, ndërkohë që Reali dy rastet e paraqitura i dërgoi në fundin e rrjetës. Statistikat folën totalisht për Celtan por ato të ekipit të Zidane ishin më efektive, duke i dhënë edhe fitoren.

“Ishte një performancë fantastike nga ana jonë. Objektivi ynë është që të fitojmë dhe nuk është asnjëherë e lehtë, por lojtarët e bëjnë atë dhe unë jam i gëzuar për ta. Po shkojmë në drejtimin e duhur duke bërë një punë të mirë dhe duke e vijuar atë. Gjithçka ka të bëjë me përqëndrimin e grupit dhe punën e tyre”, u shpreh Zidane.

Pas 17 takimesh, Real Madrid numëron 36 pikë me një mesatare prej 2.1 pikë për ndeshje.  /tvklan.al





Të ngjashme