Skena madhështore nga skenografi që bashkëpunon me Klan

Një skenë madhështore e konceptuar si një anije kozmike që udhëton drejt së ardhmes, mirëpriti festivalin e 71-të Sanremos.

Një trill fantastiko-shkencor që mban firmën e Gaetano Castellit, skenografit italian të mirënjohur në shumë vende të botës, dhe një bashkëpunëtor prej vitesh i televizionit Klan.   

Ekrane gjigande të cilësisë më të fundit, qindra projektojë dhe një punë e madhe duke sfiduar kohën dhe Covid-in arritën të krijojnë një magji në Sanremon e këtij viti.

Po është pikërisht Castelli që ka ideuar shumë prej studiove të Tv Klan, aty ku sot transmetohen prodhime të një suksesi absolut.

Vula e tij qëndron pas skenografisë së Këngës Magjike, programit “E diela Shqiptare”, apo studios së lajmve, duke vendosur së bashku një standard të paarritshëm për Shqipërinë dhe rajonin.

Mes emocionesh dhe ngjyrash festivali i 71-të i Sanremos, pati fitues grupin e rrokut “Maneskin” me këngën “Zitti e buoni” – “i qetë dhe i mirë”.

Në vendin e dyte u renditën Francesca Michieli & Fedez me këngën “Chiamami per nome”. Ndërsa këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta u klasifikua i treti, duke rrëmbyer gjithashtu çmimin “Giancarlo Bigazzi” për muzikën më të mire te festivalit.

Tv Klan