Dy persona humbën tragjikisht jetën pasditen e kësaj të marte në Lushnje, në një aksident me makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30 në fshatin “Gurrëz e vogël”, në aksin rrugor Lushnje-Krutje.

Viktimat udhëtonin me një makinë Reno, kur shoferi humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Klan News raporton se viktimat janë identifikuar si Ilir Shabani dhe Mihal Jani, punonjës të OSHEE.

Në vendin e ngjarjes ndodhet një grup hetimor, që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit të rëndë./tvklan.al