Kanë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:20 në aksin Levan-Tepelenë.

Sipas policisë, të plagosurit ishin të gjithë pasagjerë në automjetin “Ford Focus” që drejtohej nga shoferi me iniciale V.S.

Pasagjerët M.S., Z.S., A.S. dhe E.S. janë dërguar në spitalin e Fierit për trajtim mjekësor.

Paraprakisht bëhet me dije se automjeti doli nga rruga. Uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit. /tvklan.al