Një grua 49-vjeçare humbi tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të enjteje, pranë fshatit Vloçisht në rrugën Korçë-Maliq.

Viktima është një këmbësore me iniciale M.A., banuese në Leminot. 49-vjeçarja u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 73-vjeçar grek.

Ky i fundit u shoqërua nga policia, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al