Një aksident me vdekje është shënuar mesditën e sotme në Shkodër.

Burime nga policia bëjnë me dije se në aksin rrugor Koplik – Dedaj, në vendin e quajtur  “Ura e “Zhajës, shtetasi Gj. D. 65 vjeç, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një grua,  ende e pa identifikuar.

Shoferi i automjetit mësohet se ka përplasur këmbësoren, e cila si pasojë e plagëve të marrë ka ndërruar jetë, ndërsa është plagosur dhe vetë 65-vjeçari.

Ky i fundit është dërguar në spital, ndërsa policia që ndodhet në vendngjarje po kryen hetimet, për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /tvklan.al