Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident të ndodhur në aksin Belsh-Peqin në fshatin Pekisht. Sipas policisë, një makinë tip Ford me targa AA 268 EA është përplasur me një kamion me targa DR 8860 E.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri në makinën Ford, L.Ç. rreth 43 vjeç. Ndërsa ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë 31-vjeçari me iniciale A.K., shofer i automjetit tip Ford.

Kurse drejtuesi i kamionit, 53-vjeçari me iniciale D.M. është shoqëruar nga policia dhe po pyetet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al